Mediat italiane si “Il Fatto Quotidiano” kanë publikuar rregulloren që punonjësit italianë do të duhet të ndjekin kur të vijnë në Shqipëri të punojnë në Kampin e Gjadrit.

Ndonëse theksohet se shqiptarët janë shumë mikpritës, vihen re disa rregulla etike që italianët do të duhet të ndjekin, që nga mënyra se si duhet të vishen e deri tek pirja e kafesë apo shoqërimi me gratë shqiptare.

Konkretisht janë 14 pika kryesore që 45 punonjësit e policisë së burgjeve që do të shërbejnë në Gjadër do të duhet të zbatojnë:

– Shqiptarëve nuk u pëlqen të nënvlerësohen në kuptimin që të mos paraqiten kurrë me një qasje superiore.

– Ata janë një popull modest, prandaj lakuriqësia apo veshja jo modeste në publik nuk është e mirëpritur.

– Shmangni shoqërimin me gratë shqiptare në kontekste të ndryshme dhe në mënyrë të jashtëzakonshme. Është një shoqëri më konservatore, sidomos në veri të vendit. Burri që e sheh gruan e tij duke u shoqëruar nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq.

-Shqipëria është një vend shumë i sigurt, nuk ka mikrokrim (as vjedhje, as grabitje, as ngacmime seksuale). Prandaj shmangni qëndrimet e mosbesimit.

-Në Shqipëri nuk ka fanatizëm fetar. Pavarësisht se është një vend me shumicë myslimane (mbi 50% të popullsisë), ekziston bashkëjetesa paqësore e feve të ndryshme, duke përfshirë sektet e krishtera ortodokse, të krishtera katolike dhe sektet islamike heterodokse.

– Konsumimi i kafesë nuk bëhet në banak, por vetëm ulur: kjo është një traditë absolute që duhet ndjekur.

-Në restorante, ndiqni menunë: kërkesat për ndryshime në menu nuk janë të mirëseardhura dhe çojnë në gabime dhe keqkuptime.

-Pjatat shqiptare janë shumë pikante.

-Kursi është paksa i pafavorshëm në raport me 1 me 100 (1 euro është e barabartë me afërsisht 100 lekë dhe për këtë arsye nëse paguani në euro humbni afërsisht 0.29 cent, nëse bëni shkëmbimin, veprimet kanë gjithashtu një kosto shumë më të lartë si transaksionet e tërheqjes dhe të kartës së kreditit, të cilat nuk pranohen kudo)

-Karburanti (sidomos nafta) ka një kosto më të lartë në krahasim me atë në Itali.

-Qendrat tregtare italiane kanë çmime dukshëm më të larta se ato lokale.

-Jini shumë të kujdesshëm kur përdorni makina private dhe të kompanisë për shkak të kushteve të pasigurta të rrugës.

-Zona e Gjadrit ka shumë insekte dhe mushkonja prandaj rekomandohet sjellja e produkteve që i zmbrapsin.

– Kujdes se si flisni… italishten e njohin mirë thuajse të gjithë shqiptarët.

Manuali që iu është shpërndarë punonjësve italianë të policisë së burgjeve

Lidhur me këtë manual të bërë viral tashmë në Itali, ka reaguar sekretari i Sindikatës së Policisë së Burgjeve Uilpa, Gennarino De Fazio.

Ai tha se fillimisht kishte menduar se ky ishte thjesht një lajm i rremë dhe nuk e gjykon të nevojshëm gjithë këtë manual: “Ne menduam se ishte lajm i rremë, pastaj mësuam se në fakt ai manual ishte hartuar dhe shpërndarë me të vërtetë. Ne nuk besojmë se po tregohemi qëllimisht seksistë, intolerantë ose le të themi ‘antietnik’. Kjo është ndoshta puna e ndonjë zyrtari të tepruar, por ajo që është për t’u habitur është se e gjithë kjo mund të menaxhohej duke improvizuar dhe pa kontrollin paraprak të drejtuesve të Dapit (departamenti i burgjeve të Ministrisë së Drejtësisë)”.

Reagime ka patur dhe nga opozita italiane. Filiberto Zaratti, kreu i Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese e quajti këtë një çmenduri.

Kur hapet Kampi i Gjadrit?

Hapja e kampit të refugjatëve në Gjadër është shtyrë përsëri. Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni kur vizitoi Shqipërinë në muajin qershor, pati deklaruar se kampi i refugjatëve në Gjadër do të hapej më 1 gusht (lexo këtu).

Mirëpo të enjten e kaluar, ambasadori italian në Tiranë, Fabrizzio Bucci ka deklaruar se hapja e kampit është shtyrë edhe për disa javë për shkak të punimeve shtesë që janë vendosur të bëhen.

Kujtojmë se pak kohë pasi u zbulua marrëveshja Shqipëri-Itali nga Gogo.al (lexo këtu për marrëveshjen), njoftimet e para të qeverisë italiane dhe shqiptare flisnin për hapje në datën 20 maj. Por nga kjo datë, u zhvendos me datë 1 Gusht, e tanimë nuk e dimë se kur është data e saktë e hapjes. Mediat italiane përmendin 1 shtatorin tashmë.

Meloni kur vizitoi kampin e Gjadrit

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët u firmos në Romë më 6 nëntor të vitit 2023 nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Më pas u ratifikua në parlamentin e të dy vendeve.

Sipas kësaj marrëveshjeje, e cila ka një afat 5-vjeçar, emigrantët që tentojnë të hyjnë në Itali do të sillen në Shqipëri, deri në pritje të miratimit të kërkesë për azil apo dëbimit të tyre në atdhe.

Këtu në Gjadër, do të vijnë vetëm burrat që vijnë nga vende që konsiderohen të sigurta, ndërsa të miturit, gratë dhe të moshuarit do të qëndrojnë në Itali. Ky kamp pritet të akomodojë 36 mijë emigrantë në vit.

Italia do t’i paguajë vendit tonë fondin e parë në shumën 16.5 milionë euro, brenda një 3-mujori. Parashikohet që mbi 100 milionë euro të jenë të ngrira në një llogari bankare të nivelit të dytë si garanci.

Italia merr përsipër të gjitha shpenzimet për kujdesin spitalor sipas legjislacionit shqiptar, pas administrimit të trajtimeve spitalore të palës shqiptare. Po kështu Italia merr përsipër 100% të kostos së parashikuar në kontratat përkatëse të blerjes së pajisjeve mjekësore dhe barnave, përfshirë vaksinat, për të cilat Shqipëria dokumenton përdorimin si dhe 100% të kostos së blerjes, të aprovuar më parë nga autoritetet italiane, të artikujve dhe shërbimeve të ndryshme.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10