Fushata e demokratëve ka patur shumë sukses muajin e fundit, me Kamala Harrisin që kryeson ndaj Donald Trumpit pothuajse në të gjitha sondazhet. Mirëpo këtë sukses po e rrezikon kandidati për zv.president Tim Walz. Ose më saktë familjarët e tij. Çfarë ka ndodhur?

Vëllai i tij më i madh ka publikuar një sërë postimesh në “Facebook” ku shprehet se kandidati demokrat për zëvendës president, Tim Walz, nuk është “lloji i personazhit” që duhet të marrë vendime për të ardhmen e Amerikës. “Unë jam 100% kundër të gjithë ideologjisë së tij.”– shkroi Jeff Walz të premten në mbrëmje në lidhje me kandidaturën e të vëllait, siç citon New York Post.  Ai ka kaq pak besim te vëllai i tij i vogël, saqë tani Jeff Walzi po mendon të mbështesë publikisht kandidaturën e ish-Presidentit Trump.

“Dil në skenë me Presidentin Trump dhe mbështet atë”– i thoshte atij një komentues. Dhe Walzi iu përgjigj me këto fjalë: “Jam menduar gjatë për ta bërë diçka të tillë! Unë jam në mëdyshje mes kësaj dhe thjesht mbajtjes së familjes sime jashtë.”- ka shkruar 67-vjeçari. Ai vazhdon: “Historitë që mund të tregoja. Ai nuk është lloji i karakterit që ju dëshironi të marrë vendime për të ardhmen tuaj.”

Përveç Jeffit, Tim Walz ka dhe një motër e cila jeton në Nebraska, Sandy Dietrich, 63 vjeçe. Po ashtu ata kishin edhe një vëlla tjetër të quajtur Craig, i cili u nda nga jeta në vitin 2016 gjatë një stuhie që rrëzzoi një pemë që i ra sipër. Gazeta amerikane “New York Post” shkruan se Jeff dhe Tim Walz nuk kanë folur për tetë vjet. Dhe guvernatori as nuk u përpoq t’i bënte të ditur vëllait të tij më të madh se ai ishte zgjedhur nga Harrisi. “Familjes sime nuk iu dha asnjë njoftim se ai u zgjodh.”-shkroi Jeff Walz.

Vëllai i kandidatit demokrat duket se ka qenë mbështetës i Trumpit edhe përpara se Walz të futej në këtë garë. Ai rezulton se ka dhuruar 20 dollarë për fushatën presidenciale të Trumpit në vitin 2016. Ndërkohë që nuk kishte asnjë donacion të regjistruar për vëllain e tij gjatë viteve.

Kamala Harris dhe Tim Walz

Kush është Jeff Walz

Nuk ka shumë informacione për jetën e Jeff Walz. Ai është i martuar, jeton në Florida me gruan e tij Laurie. Në rrjetet e tij sociale shfaqet duke peshkuar në Kosta Rika. “Ka qenë një ëndërr për shumë vite. Peshkimi më emocionues që kam bërë ndonjëherë!”– shkruante ai në shkurt. Në postime të tjera shfaqet në plazh duke buzëqeshur dhe duke përqafuar dy fëmijë të vegjël.

Ai dhe gruaja e tij Laurie zotëronin një dyqan instrumentesh dhe pajisjesh muzikore nga viti 2001 deri në vitin 2010. Walz ka qenë gjithashtu një ndihmës drejtor në një shkollë të mesme në fillim të viteve 2000. Është e paqartë se çfarë e shkaktoi përçarjen mes vëllezërve. Por ata kanë diçka të përbashkët – përplasjet me ligjin. Tim Walz u arrestua në vitin 1995 për drejtimin e makinës në gjendje të dehur pas një aksidenti, ndërsa vëllai i tij u deklarua fajtor në vitin 2001 për vjedhje dhe u dënua me gjashtë muaj liri me kusht.

Jeff Walz dhe gruaja e tij Laurie

Artikullin origjinal mund ta gjeni te gazeta amerikane New York Post

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13