Të gjitha partitë politike në Shqipëri kanë përmbyllur fushatat elektorale për zgjedhjet e 2025-ës. Tubime të mëdha dhe takime përmbyllëse janë zhvilluar në Tiranë, ndërsa liderët e partive kryesore kanë dhënë mesazhet e tyre të fundit përpara heshtjes zgjedhore.

Partia Socialiste
Në një atmosferë festive, Partia Socialiste përmbylli fushatën në Tiranë me një aktivitet në Parkun Olimpik. Kryeministri Edi Rama, ministrat dhe kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës takuan qytetarët dhe kërkuan mbështetje për një mandat të ri. Mitingu u shoqërua me muzikë live dhe performancën e këngëtares Elvana Gjata, që i dha ngjarjes një dimension argëtues përtej politikës. PS-ja e përmbylli fushatën me thirrje për vazhdimësi dhe besim në drejtimin e saj.

Partia Demokratike
Partia Demokratike përmbylli fushatën e saj elektorale në një tubim të madh në Bulevardin e Ri në Tiranë. Aktiviteti i paralajmëruar për në orën 19:00 nisi me rreth një orë vonesë, ndërsa mijëra simpatizantë ishin mbledhur për të dëgjuar mesazhin përfundimtar të drejtuesve të PD-së. Në kulmin e tubimit, ndodhi një episod i papritur kur dritat u fikën për disa sekonda, duke krijuar një moment pasigurie, por që nuk e ndali vazhdimin e mitingut. Pjesë e këtij eventi ishin edhe disa të ftuar ndërkombëtarë, ndër ta edhe Peter Bayer e Lord Stjuart Xhekson, i njohur për qëndrimet e tij pro-demokratike dhe mbështetjen për Shqipërinë në rrugën drejt integrimit europian.

Lord Stjuart Xhekson dhe Peter Bayer

Partia Mundësia
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, zgjodhi Pallatin e Kongreseve për të mbyllur fushatën me thirrjen: “Koha për ndryshim është tani”. Ai e cilësoi 11 majin si një mundësi historike për një ndarje me të kaluarën politike dhe akuzoi partitë tradicionale për kapjen e shtetit dhe mungesë vizioni.

Koalicioni “Shqipëria Bëhet”
Adriatik Lapaj mbylli fushatën me një takim mobilizues në Tiranë. Ai theksoi se synimi është ndërtimi i një shteti funksional dhe jo ruajtja e pushtetit. Lapaj bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje dhe refuzim të shitblerjes së votës, duke theksuar përfshirjen e diasporës dhe depolitizimin e administratës.

Lëvizja “Bashkë”
Në mbrëmjen përmbyllëse të fushatës, Arlind Qori theksoi zhgënjimin dhe frikën e qytetarëve ndaj sistemit aktual politik. Ai u shpreh se mbështetja për Lëvizjen “Bashkë” ka ardhur kryesisht nga punëtorët, pensionistët dhe shtresa e mesme. Fushata e tyre ishte modeste, me vetëm 500 dollarë të sponsorizuar në rrjetet sociale.

Koalicioni Euroatlantik
Lulzim Basha mbylli fushatën në Pallatin e Sportit me mesazhe kundër korrupsionit dhe me premtime për mbështetje të plotë ndaj drejtësisë. “7×7=313 nuk është vetëm një slogan, por e vërteta e dhimbshme e Shqipërisë.”- tha ai, duke kërkuar votën për numrin 4. Ai prezantoi ekipin e tij si një përfaqësim i Shqipërisë së së ardhmes, me theks te integriteti dhe përfshirja e brezit të ri.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5