Një mision i Oganizatës Botërore të Monumenteve, UNESCO, i ndërmarrë nga 25 -29 Mars të këtij viti ka rekomanduar ndaj Komitetit të Trashëgimisë Botërore që mblidhet vitin e ardhshëm përfshirjen e Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Misioni i UNESCO-s shkruan në raport se pas monitorimit, si nga ana shqiptare edhe atë maqedonase të Liqenit të Ohrit ka arritur në përfundimin se progresi është shumë i ngadalshëm dhe shumë i dobët. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet shqiptare edhe ato maqedonase mbi këtë qëndrim.

Sipas raportit të UNESCO-s “prona mbetet shumë e cënueshme për shkak të zbatimit të dobët të kuadrit ligjor për mbrojtjen dhe planifikimin, si dhe problemet e rëndësishme të menaxhimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”. Gjithashtu misioni thotë më tej se ” përkeqësimi serioz i vlerave kryesore universale të pronës (Ohrit) dhe i peizazheve urbane, rurale dhe natyrore po shkakton degradim të pakthyeshëm nëse nuk ndërmerren veprime vendimtare”.

Në rastin e Liqenit të Ohrit përmendet gjithashtu dhe ndërhyrjet e papërshtatshme, ndikimet negative të zhvillimit urban dhe planifikimin e papërshtatshëm hapësinor, eutrofikimin e liqenit, infrastrukturën në shkallë të gjerë dhe propozime të tjera projektesh. Si pasojë e kësaj mund të rezultojë që Ohri të humbasë vlerën e jashtëzakonshme universale në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme”.

Duke iu referuar pjesës së Liqenit të Ohrit në Shqipëri, UNESCO thotë se “përqendrimi i tepërt në përfitimet ekonomike që mund të nxirren nga ekzistenca e vendeve me vlera natyrore dhe kulturore errësojnë vlerësimin e plotë dhe të sinqertë të cenueshmërisë ekstreme të vlerave universale të pronës dhe integritetit të saj”. Vështirësia në njohjen e situatës jashtëzakonisht të cenueshme të pronës nga vendimmarrësit kryesorë nuk lejon që tendencat negative të korrigjohen dhe ka të ngjarë të zgjasë dhe shtojë cenueshmërinë e vlerave universal të Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit dhe integritetin dhe autenticitetin e tyre”– shkruhet në raport.

Misioni mbështet një Plan Strategjik të Rimëkëmbjes të ndërmarrë si nga autoritet shqiptare edhe ato maqedonase por procesi i ngritur, sipas raportit duket tepër i brishtë, i pa pajisur me burimet e nevojshme njerëzore dhe financiare për zbatimin e tij dhe nuk ka mbështetjen e nevojshme të përbashkët ndërkufitare. “Është thelbësore që Planit Strategjik të Rimëkëmbjes t’i jepet e gjithë mbështetja e nevojshme institucionale, profesionale, njerëzore, financiare dhe organizative për të siguruar zbatimin e tij të qëndrueshëm për të ndihmuar pronën të rikuperohet nga rreziqet e konstatuara dhe të mundshme me të cilat është përballur, të paktën që nga viti 2020.”– vijon të shkruhet në raport.

Raporti i UNESCO-s përmend konkretisht disa nga kërcënimet për ekosistemet ujore dhe vijën bregdetare e Liqenit të Ohrit siç mund të jetë kontaminimi i ujërave të zeza, i cili sipas raportit qëndron si një faktor kritik që kontribuon në rënien e popullatave endemike të peshqve, si edhe rënia e funksionalitetit të zonës bregdetare dhe aktivitetet bujqësore në zonat përreth. UNESCO vëren se “rënia alarmante e popullatave të peshqve dhe shpendëve, si dhe humbja e diversitetit të specieve të varura nga ligatinat, nënvizojnë pamjaftueshmërinë e masave aktuale të menaxhimit.

Liqeni i Ohrit, është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë së Veriut, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri.

Për më shumë lexoni artikullin origjinal nga “Zëri Amerikës”.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5