Nga Isa Myzyraj

“Mirupafshim. Unë po iki”– këto ishin fjalët e kamarierit që më shërbente çdo ditë kafen. Pak më shumë se 20 vjeç, ai më përshëndeti dje pasi po e linte punën për të ikur në Angli.

Kjo nuk është një histori rutinë e ikjeve masive të të rinjëve nga ky vend, është më shumë sesa kaq. Atë djalë e kam parë duke protestuar me dhjetëra herë kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Edhe pse ishte pak më shumë sesa 20 vjeç, edhe pse e kishte ndarë mendjen të ikte nga ky vend ishte i bindur se duhej protestuar kundër korrupsionit.

Ishte pak mbi të njëzetat, me atë lloj qetësie që vetëm të rinjtë e lodhur e kanë, qetësi që fsheh brenda saj ankthin, vendosmërinë dhe ndonjë grimë shpresë. Më përshëndeti dje, ndërsa linte punën. Po nisej për në Angli, një rrugë e re, e fshehtë, më e sigurt se gomonia, por tmerrësisht më e shtrenjtë. Rreth 20 mijë euro për një udhëtim drejt një jete të panjohur, por të dëshiruar kaq shumë.

“Do punoj fort”- më tha. “Dua ta shlyej borxhin për 2-3 vjet.”

Edhe pse e dinte se do të largohej, ai nuk kishte reshtur së luftuari për të mirën e përbashkët. Sepse dashuria për vendin nuk ikën me avion apo me kamion, ajo rri dhe të përndjek edhe përtej kufiri

“Rrugë të mbarë,” – i thashë.
Pastaj heshta pak dhe thashë “Mos na fal.”

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5