Ministrat kanë nisur t’u binden sugjerimeve të këshilltarit për mediat të Kryeministrisë Endri Fugës, për shpërndarjen në rrjete sociale. Me nisjen e vitit të ri shkollor, përpos ministres së Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliut që është pjesë e punës së saj, duket se i gjithë kabineti qeveritar është investuar të shpërndajë të njëjtat mesazhe.

Duke nisur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ministri i Financave Petrit Malaj, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Anila Denaj e me radhë… ministrat kanë publikuar dy ditët e fundit, mesazhe të ngjashme për arsimin në rrjetet sociale. Madje pjesa më e madhe e tyre ka bërë copy-paste të njëjtin postim, me tekst dhe foto të njëjtë.

Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur në Dajt më 1 shtator, një nga çështjet kryesore që u diskutua ka qenë strategjia e komunikimit që maxhoranca socialiste do të ndjekë në vazhdimësi deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Këshilltari Endri Fuga ishte ai që e drejtoi këtë sesion të posaçëm diskutimesh dedikuar komunikimit, ku u kërkoi ministrave të fokusohen te rrjetet sociale dhe të rrisin numrin e shpërndarjeve.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13