Në kuvendin e Malit të Zi është votuar në favor të propozimit për ndryshime në Kushtetutë. Anëtarët e qeverisë malazeze nuk do gëzojnë më imunitet për vepra penale të lidhura me korrupsionin. Kryeministri i vendit Milojko Spajić ka përshëndetur vendimin. Spajić ka shkruajtur në platformën “X” se duke filluar nga sot anëtarët e qeverisë janë të barabartë me të gjithë qytetarët për sa i përket përgjegjësisë për krimet e korrupsionit. Sipas “Vijesti” ai është shprehur se: “Me miratimin e Propozimit për Ndryshime në Kushtetutë, një post politik nuk mund të jetë më mbrojtje nga përgjegjësia penale”, – shkroi Spajić.

Kreu i qeverisë sqaron se duke vepruar kështu, Mali i Zi po bën një hap të rëndësishëm drejt një sistemi në të cilin askush, pavarësisht funksionit që mban, nuk është mbi ligjin. “Është e thjeshtë: kushdo që e bën punën e vet me ndershmëri dhe përgjegjësi nuk ka arsye të ketë frikë nga përgjegjësia ose të mbrohet me pozicionin e tij”, – përfundoi Spajić.

Mali i Zi është një nga shtet e rajonit më afër integrimit në BE në krahasim me vendet e tjera aplikante. Lufta ndaj korrupsionit është një nga kushtet e përsëritura ndaj Shqipërisë si pjesë e reformave integruese.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10