“Të rinjtë protestuan dhe nuk u dëgjuan prej muajsh, demokracia nuk ushtrohet vetëm ditën e zgjedhjeve”, kjo ishte deklarata e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë i cili foli qartë pas tensioneve politike. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte përsëri shqipja e tij e pastër. Lidhja e Tarranit me vendin tonë fillon prej gati më shumë se 20 vitë mw parë. Karriera e tj politike ka plot pikëtakime në Shqipërinë dhe shqiptarët. Në një intervistë për “A2CNN” në vitin 2024 ai shprehet i lumtur që kthehej në Shqipëri. Lidhur me klimën politike ai është shprehur: “Ka kaq ndryshime pozitive në vendin tuaj dhe fatkeqësisht nga pikëpamja politike nuk mund të them se ka ndryshime kaq të mëdha dhe kaq pozitive. Është për t’u habitur që të njejtën njerëz janë në të njëjtat pozicione kryesore. Të njëjtat argumente, të njëjtat mënyra e të bërit politike. Kjo është për t’u habitur por sigurisht që nuk gjyko”.

Po kush është Tarran e çfarë e bashkon atë me Shqipërinë e gjuhën shqipe?

Diplomati francez Michel Tarran ka nisur zyrtarisht detyrën e kreut të OSBE-së në Tiranë më 14 maj 2024. Karriera e tij njeh funksoni të larta si ambasador i Francës në Taxhikistan (2020-2023). Më pas si i deleguar për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Partneritetet në Ministrinë franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme (2016-2020); dhe këshilltar diplomatik i Presidentit të rajonit Provence-Alpes-Côte d’Azur (2013-2015).

Ai ka mbajtur detyrën e zëvendësambasadorit në ambasadën e Francës në Tunizi (2009-2013); zëvendësambasadorit në ambasadën e Francës në Letoni (2005-2009); zëvendëszëdhënës në Ministrinë franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme (2002-2005).

Një nga përvojat që nënvizohet është ajo e këshilltarit Politik të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK (2001-2002). Tarran ka qenë edhe drejtues e më pas zëvendësdrejtues i Zyrës franceze të Ndërlidhjes në Kosovë (1999-2001). Në Konferencën e Rambujesë, në vitin 1999 Tarran ka patur funksionin e këshilltarit Politik dhe më pas në ambasadën franceze në Shqipëri për çështjen e refugjatëve kosovarë. Viti 1994 e gjen si atashe për Kulturën, Shkencën dhe Bashkëpunimin në ambasadën franceze në Shqipëri.

Misioni tij nga viti 1991 deri më 1994, ishte drejtimi i Institutit Francez dhe i Aleancës Franceze në Shën Pjetërburg, ndërsa, në vitet 1986-1987, atashe kulturor në konsullatën e përgjithshme franceze në Leningrad. Sipas faqes se OSBE-së, ambasadori Tarrani ka një kualifikim pasuniversitar në histori nga Universiteti Paris i Pantheon-Sorbonne. Përveç gjuhës mëmë franceze, ai flet shqip, anglisht dhe rusisht. Ai është i martuar dhe ka një vajzë.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
  Shqipëria do pajiset me sistemet raketore. Departamenti Amerikan i shtetit konfirmon miratimin e shitjes e cila arrin vlerën e 210 milionë dollarëve. Vendi ynë ka kërkuar të blejë 2...
/ Nov 18