Tashmë Chris LaCivita ndodhet në Shqipëri dhe është përfshirë në tryezat elektorale të Berishës. Në një nga takimet me të rinjtë e Forumit Rinor, strategu i fushatës elektorale së PD-së bëri krahasime të përvojës së tij nga fushatat zgjedhore të Trumpit dhe u bëri thirrje të rinjve të jenë aktivë në jetën politike të vendit.

Në fjalën e tij ai vuri në dukje se kishte spikatur nga të rinjtë gjuhën angleze. “Jam jashtëzakonisht i impresionuar nga ju të gjithë, anglishtja juaj është e mrekullueshme, dhe e ardhmja duket premtuese… Mendoj se keni shumë për të ofruar dhe e ardhmja duket shumë premtuese.”– tha LaCivita.

LaCivitia u ndal dhe shpjegoi se është këtu si individ, dhe nuk flet në emër të qeverisë amerikane. “Sa i përket Shteteve të Bashkuara, natyrisht, unë nuk flas në emër të qeverisë amerikane. Jam këtu si një qytetar privat dhe merrem me fushata politike në vende të ndryshme të botës. Por ajo që e bën të veçantë për mua këtë rast, është fakti që këtu kemi konservatorë të vërtetë që po përballen me një regjim socialist dhe me një udhëheqës shumë të paqëndrueshëm, i cili ka sjellë paqëndrueshmëri si në qeveri, ashtu edhe në ekonomi. Dhe, natyrisht, është e domosdoshme të sigurojmë stabilitet në rajon. Kjo është arsyeja pse zhvillimet në Shqipëri ndiqen me vëmendje edhe nga Shtetet e Bashkuara, siç ndodh me çdo vend tjetër. Është shumë e thjeshtë. Ju mund të keni ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e çdo zgjedhjeje, për sa kohë që ngriheni dhe bëheni pjesë e vendimit.”– tha ai.

I pyetur nga një i ri i pranishëm, që ju drejtua me “sherif”, se çfarë e motivoi rininë amerikane të votonte Trumpin, LaCivita iu përgjigj se të rinjtë në amerikë ju përgjigjën shumë mirë mesazheve të vetë Trumpit. “Pyetje shumë e mirë, dhe faleminderit që e bëtë. Që ta dini të gjithë, unë nuk jam vërtet sherif. Më pëlqen thjesht të bëj pak humor. Por, sa i përket zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, tradicionalisht votuesit më të rinj nuk janë shumë të angazhuar. Dhe, e dini, e majta gjithmonë shpreson që të rinjtë të mos marrin përgjegjësi dhe të mos përfshihen. Ata iu përgjigjën shumë mirë mesazheve që përcillte Trumpi.”

“Dhe përsëri, çështjet që i çuan amerikanët në qendrat e votimit në vitin 2024 janë të njëjtat çështje që ekzistojnë edhe këtu. Rrethana shumë, shumë të ngjashme. Prandaj, është e rëndësishme të sigurohemi që ata ta dinë që ekziston një parti që është e përqendruar te e ardhmja dhe që konservatorët kanë zgjidhjet më të mira. Siç e thashë edhe dje, 12 vitet e fundit kanë qenë një dështim i tmerrshëm. Atëherë, pse do të votoje për partinë ose për personin që është përgjegjës për ato 12 vite? Është koha për ndryshim.”-përgjigjet LaCivita.

Nuk nguroi as gjatë fjalimit të kritikojë qeverisjen e Ramës, duke e konsideruar të tejzgjaturën e pushtetit si një formë diktature. “Keni pasur të njëjtin person për 12 vite. E dini si e quajmë ne këtë në Amerikë? Diktaturë. E quajmë kështu edhe këtu. E pra, ky është fundi i saj.”– tha ai.

Dhe në fund ai e mbylli fjalimin e tij me thirrjet drejtuar të rinjve të përfshihen në zgjedhje, pasi sipas tij është një mjet i fuqishëm për të ndikuar në të ardhmen e vendit. “Merrni me vete pesë veta të tjerë në zgjedhje. Ju mund të keni ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e çdo zgjedhjeje, për sa kohë që ngriheni dhe bëheni pjesë e vendimit.”

“Ju keni aftësinë dhe mundësinë të ndryshoni të ardhmen e vendit tuaj, por nuk do ta bëni dot nëse nuk shfaqeni aty. Bota kontrollohet nga ata që paraqiten dhe bëjnë zërin e tyre të dëgjohet.”– përfundoi LaCivita.

Në momentet e para të prezantimit nga Berisha, u duk sikur Chris LaCivita do të punonte në prapaskenë me strategjitë e tij. Pas një mungese të gjatë dhe pyetjeve se ku ndodhej, LaCivita u kthye sërish në Tiranë. Këto ditë zgjedhja e tij ishte të dilte publikisht në mbështetje të Berishës duke qenë në rolin e një folësi në tryeza, replikuesi me Ramën ose i një personazhi të intervistuar në studion e “TV Klan”. Fushata e Berishës vazhdon me po të njëjtën formë dhe përmbajtje si fushatat e mëparshme.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13