Nga Enkelejda Havari

Të rinj që në gjykimin tim meritojnë të jenë në Parlament sepse përveçse të përgatitur politikisht e profesionalisht, spikasin. Me sa kuptoj nuk kanë aderuar në parti të tjera dhe guxuan t’ia nisin nga e para.

Erald Kapri – Është për mua surpriza e këtij viti elektoral. I përgatitur, i qetë, i duruar. Vjen nga shtresa e persekutuar që nuk ka patur mundësi por ia ka dalë pa bërë asnjëherë viktimën (edhe pse ka gjjthë të drejtën!)

Arlind Qori – Një djalë me principe, i guximshëm e ndër më të përgatiturit në debate. Ka aftësi lidershipi ku vendos skuadren para vetes (ështe i dyti në listë dhe rrezikon). Këto cilësi pëlqehen nga të majtë e të djathtë. Debati më me substancë që kam ndjekur: Kapri-Qori.

Dr. Endrit Shabani – Shumë i përgatitur politikisht e me kontribute konkrete si denoncimet në SPAK. Me pëlqen që debaton me argumente e nuk ul kundërshtaret. Na duhen me shumë politikanë të tillë.

Avokate Dorina Prethi – Profil mjaft interesant. Profesioni si avokate e ndihmon. Ku ka qenë më pare? Me duket shembull shumë pozitiv për vajzat që duan të hyjnë në politikë.

Redi Muçi – Mjaft i përgatitur teknikisht dhe njeh ekonominë e vendit. Shumë vite aktivizëm, të cilat mund t’ia kishte kursyer vetes nëse interesi ishte të bëhej deputet.

Bora Mema – E re me shumë potencial. Ka aftësi të debatojë dhe njohuri në shkenca ekonomike. Më vonë kuptova që ishte vajza e videos që u bë virale ku uronte “patriotët” e vendit.

Stela Muçi – E kam dëgjuar në një podkast ku flitej për zhvillimin urban të Tiranës. Vjen nga diaspora e Francës dhe kandidon në Gjirokastër. Janë me fat prindërit që kanë rritur fëmijë të aftë (është motra e Redi Muçit por duket se është aty me meritë).

Njoh personalisht vetëm njërin prej tyre. Të tjerët nga rrjetet sociale.

Merrni guximin të votoni të rinj të aftë që të ndryshojnë dhe partitë e mëdha. Nuk flitet thjesht për rrotacion por ndryshim strukturor të partive politike në Shqipëri ku anëtaret të kenë liri mendimi dhe veprimi.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13