Në 2025 dëmet nga zjarret në fondin pyjor dhe kullosor: llogariten në rreth 77 milionë euro. Kjo shifër nuk përfshin dëmet në banesa, bujqësi dhe blegtori. Vlerësime të tjera gjatë sezonit (sipas ekspertëve ose llogaritjeve me kosto ripyllëzimi + humbje druri etj.) shkonin nga 80 milionë euro deri në mbi 160 milionë euro.

Me ato 50 milionë eurot “e harxhuara” për avionë këto shifra do ishin shumë më të vogla.

Sipas Peleshit jemi aq të pasur të humbim 100 milionë euro në vit nga zjarret, kur mund të minimizojme këto kosto të përvitshme me 50 milionë që e harxhojmë një herë dhe me pas thjesht e mirëmbajmë.

Ky mentalitet i Peleshit është një mentalitet i frikshëm i zyrtarëve tanë që as nuk e kanë haberin e përgjegjësisë që kanë që shteti të funksionojë.

“Skemi lekë Skemi lekë” e ndërkohë harxhojmë miliarda euro për inceneratore që nuk ekzistojnë, TEC lundrues që nuk prodhojnë, aeroporte si Kukesi e Vlora që nuk funksionojnë e kështu është një listë e gjatë.

Sot zjarrfikësit luftojnë zjarrin me shkurre, një pjesë e madhe pa asnjë veshje kundër zjarrit, pamjet filmike janë para syve të të gjithëve. E ndërkohë që të këputur ata zjarrfikës të braktisur nga shteti në fonde, ulen të hanë bukë me djathë e domate, qeveritaret pijne shampanjë nëpër vilat miliona euro në vendet me te bukura te Shqipërisë.

Çuditërisht ky vend i varfër “që nuk ka leke” ka vila milionere për politikanët dhe përfituesit e koncesioneve dhe tenderave publike.

Për ta thënë të vërtetën ashtu siç është. Kur Peleshi thotë nuk kemi lekë, do të thotë që nuk ka lekë për ju si popull, sepse i kemi për vete.

Në këtë pikë pyetja është a do vazhdojmë t’i lëmë aty të harxhojnë leket tanë për vete apo të gjejmë mënyrën që leket tanë të harxhohen për ne?

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11