Zv.kryeministrja Belinda Balluku është nën hetim nga SPAK-u për shkelje të barazisë në tendera dhe të hënën e shoqëruar nga avokati do përballet me akuzën. Lajmi i bujshëm për emrin më të rëndësishëm pas kryeministrit Edi Rama ka ngjallur shumë interes. Me tituj të shkurtër e goditës shumë medie qartësuan regjistrimin e Ballukut për procedim hetimor. Po për çudi pati shumë media, edhe kombëtare që nuk publikuan asnjë lajm të tillë po vijuan me rutinën ditore.

Sikur të mos ketë ndodhur gjë…

Duke bërë një kërkim në faqe të ndryshme online, shihet qartë se nuk thuhet gjë që zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dyshohet se ka abuzuar në tenderime për vepra ku luajnë në mes miliona euro investime. “Top Channel” heshti për Ballukun. Në kulmin e reagimit për lajmin, na shfaqet vete Balluku në një postim në rrjete sociale duke udhëtuar me tren në Zvicër ndërsa premton shtrime linjash hekurudhore. Ajo duket e qeshur teksa tregon se është atje për të marrë përvojën zviceriane të trenave, por nuk thotë asnjë fjalë për hetimin. As “Top Channel” nuk ia trazon udhëtimin, në fshehje të plotë të lajmit.

Tv “Klan” në platformën e vet online jep një tjetër realitet të qetë dhe premtues. Balluku nga Berna e Zvicrës thotë se Shqipëria do jetë pjesë e rrjetit hekurudhor europian. Kaq mjafton për të mos qëndruar te thelbi që emri i zv.kryeministres në video nga Zvicra është në proces hetimor për çështje të shumëpërfolura si tuneli i Llogarasë, aeroporti i  Vlorës, parku Fotovoltaik në digën e Zadejës… Edhe “TVKlan.al” preferon të heshtë.

“GazetaTema.net” interesohet për udhëtimet në të ardhmen me tren nga Zvicra në Shqipëri. Gjithë ky itinerar është larg një lumi lajmesh për të cilat nuk citohet as edhe një fjali. Po fshihet sërish lajmi ku në SPAK po hetohet për Ballukun.

“A2CNN”i ka kushtuar hapësirën e vet informacionit ku një zv.kryeministre udhëton me tren nga Zyrihu në Bernë. Në kohën kur vendi zien nga një proces ndaj Ballukut, media sërish preferon të mos përzihet në këto punë.

Edhe “Euronews Albania” ka përsëri trenin me të cilin bëhet propagandë nga Balluku pa e cekur aspak lajmin i cili është shumë aktual dhe lidhet me taksat e shqiptarëve për të cilat ka akuza të rënda abuzimi. Asnjë të dhënë nuk jepet që në ministrinë që ajo drejton të ketë mbërritur ndonjë fletëthirrje nga prokuroria për t’u paraqitur në SPAK. Bashkë me Ballukun nuk thonë gjysmë fjale as disa medie. Pothuaj i njëjti qëndrim edhe nga “Shqiptarja.com”. Mungon treni, por nëpër të, diku në ditë të ndryshme janë publikuar akuzat e opozitës ndaj zv.ministres apo edhe batutat e saj mbi pasionin që ka treguar për telenovelat turke. Për hetimet asgjë.

Po kështu, një nga mediet që e përshkruan misionin e saj si “investigativ”, BIRN-i, nuk ka publikuar jo vetëm lajmin por asnjë minihulumtim se ç’po ndodh.

Ndërkohë mediet që e kanë publikuar lajmin e marrjes në hetim të Ballukut janë “News24”, “Lapsi.al”, “Hashtag.al”, “Syri.tv”

Lajmi për marrjen nën hetim të Ballukut, ka zënë në befasi mediet kryesore të peizazhit mediatik, gjë që flet për një censurë të frikshme në Shqipëri. Si ndodhi që mediat kombëtare fshehin këtë zhvillim me kaq shumë rëndësi? Kush po i pengon këto medie? Kush i ka joshur?

Kur në disa portale hetimi i Balluku është kryelajm, në shumë të tjera si me një komandë që nuk dihet se nga kush e se si, ka një heshtje dhe fshehje të hapur të lajmit.

Lexo edhe: https://gogo.al/belinda-balluku-nen-hetim-nga-spak-u/

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14