Shtatori nuk është vetëm muaji kur fëmijët kthehen në shkolla dhe takohen me shokët dhe shoqet e tyre por edhe muaji kur takojnë mësuesit e tyre të dashur. Është muaji kur të gjithë i hedhim sytë nga shkolla me vëmendjen te fëmijët tanë. Po si e përjeton mësuesi? Sa punon ky mësues për të edukuar breza e breza? Çfarë do të thotë të jesh një mësues në Shqipëri?

Gazetarët e Gogo.al shkuan në shkollën “Asim Vokshi” për të takuar mësuese Elsën, e cila rrëfeu përvojën e saj 24-vjeçare në edukim. Elsa Sheqi na tregoi për mënyrën si punon me brezat e rinj, se si një mësues nuk duhet të heqë dorë nga trajnimet për t’u zhvilluar, duke ndarë kështu këshilla për kolegët e saj dhe po ashtu këshilla për ata të rinj që ëndërrojnë dhe synojnë të ndjekin rrugën e saj.

“Arsimi gjithëpërfshirës do të thotë përfshirje sa më të madhe të numrit të nxënësve në procesin e të nxënit. Si mësues na del si detyrë të merremi me nevojat individuale të secilit nxënës në klasë. Qoftë nxënësi që ka një inteligjencë natyrale dhe kërkon të mësojë më shumë, por qoftë dhe për nxënësin i cili për nga natyra vjen më i mbyllur në vetvete. Patjetër pastaj edhe për fëmijët me probleme në të nxënë. Ne si mësues na del si detyrë pikërisht të evidentojmë ato pika të dobëta të nxënësve që kemi në klasë, në mënyrë që pastaj të gjejmë zgjidhje për secilin prej tyre. A është sfidë? Patjetër! A është e vështirë? Po, patjetër! A është e realizueshme që ne të sjellim njëfarë ndryshimi? Po, patjetër! Vetëm fakti që ne ulemi të evidentojmë nevojat që mund të ketë klasa, është hapi i parë drejt zgjidhjes së problemit.” – thotë Sheqi.

Por po ashtu, ne mësuam më shumë mbi mësuese Elsën dhe qasjen e saj ndaj mësimit, nxënësve dhe zhvillimit të vetvetes. Kur bëhet fjalë për të sjellë ndryshime në edukim, mësuese Elsa tregon se kjo mund të bëhet vetëm ngadalë dhe hap pas hapi. “Jo domosdoshmërisht më shumë është më mirë, ndryshimet vijnë ngadalë, vijnë hap pas hapi, duke i dhënë mundësi vetes ne si mësues por njëkohësisht edhe nxënësit, të ambientohemi, të përshtatemi me këto risi sado të vogla që duam të sjellim në klasë gjatë orës së mësimit.”-thotë ajo.

Kur bëhet fjalë për edukimin gjithëpërfshirës dhe punën me fëmijë me nevoja ndryshe, mësuese Elsa thotë se “Është një përvojë dhe një eksperiencë, e cila të ndryshon perspektivën, këndvështrimin për shumë gjëra në përditshmërinë tonë, të cilat ne i marrim të mirëqena. Bashkëpunimi me prindërit është një tjetër përvojë jashtëzakonisht shumë e rëndësishme për mua si mësuese. Është sfidë? Po, por fillon të kuptosh sa shumë gjëra ke brenda vetes.”

Mësuese Elsa na tregoi se si është gjatë gjithë kohës në kërkim të vetëzhvillimit duke u trajnuar pasi siç thotë ajo “gjithmonë ka një gjë për të mësuar, qoftë edhe në klasë nga bashkëveprimi me nxënësit”.

Për ata të rinj që duan të ndjekin hapat e saj dhe të bëhen mësues në të ardhmen, Sheqi ka një mesazh. Sipas Sheqit, ai apo ajo që vendos të bëhet mësues nuk mund ta ketë si alternativë të radhitur të tretën, apo të katërtën. Alternativa e dytë dhe e tretë duhet të jenë bosh. Kjo duke marrë parasysh se mësuesia është një profesion ku nuk mund të pretendosh që të bëhesh i famshëm, apo se do të krijosh të ardhura financiare pa fund.  “Është një profesion i cili ka të bëjë me mendjet e brishta dhe shpirtrat kreativ të fëmijëve. Këto gjëra kemi në duar. Dhe është gjëja më delikate që ka një shoqëri dhe më me vlerë mendoj unë.”-thotë Elsa.

Mësuese Elsa është një ndër 348 mësuesit e trajnuar nga ekspertë finlandezë, në projektin “EU4InclusiveTeaching” financuar nga Bashkimi Europian.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13