Kryeministri Edi Rama dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën Taulant Balla zhvilluan një takim ditën e shtunë me shqiptarët në Nju Jork. E ky nuk ishte takimi i parë i këtyre përmasave në diasporë, pasi Rama ka mbajtur takime të mëparshme në Greqi dhe Itali ndërsa përgatitet për zgjedhjet e vitit 2025, në të cilat ka premtuar se do të mundësohet votimi dhe për shqiptarët jashtë kufijve.

Disa nga personazhet që kanë marrë pjesë në këto takime kanë qenë dhe ambasadorët e Republikës së Shqipërisë. Një ditë pas takimit të Nju Jorkut, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi publikoi disa foto që tregonin ambasadorët shqiptarë të SHBA-ve, Kombeve të Bashkuara, Italisë, Gjermanisë, Greqisë, Çekisë e me radhë, në takime të ndryshime të organizuara nga Partia Socialiste. E sipas tij, ambasadorët janë në shkelje të ligjit pasi diplomatëve nuk iu lejohet as të jenë pjesë e partive politike dhe as të marrin pjesë në veprimtaritë e organizuara prej tyre.

Cilët janë ambasadorët që morën pjesë në takimet e PS-së

Deri më tani, ambasadorët që opozita ka evidentuar të kenë marrë pjesë në takimet politike të PS-së janë: ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga; ambasadori në SHBA Ervin Bushati; ambasadorja e re e Shqipërisë në OKB, Suela Janina; ambasadori në Republikën Çeke, Ilir Tepelena; ambasadorja në Itali, Anila Bitri; Konsullja e përgjithshme e Shqipërisë në Mynih, Gentiana Mburimi.

Bardhi thotë se ambasadorët kanë shkelur ligjin

Deputeti i PD-së thotë se përveçse ambasadorët janë në shkelje të ligjit, ky përbën dhe një rast unik në botë. “Shkrirja e shtetit me partinë në zgjedhje dhe përdorimi i Trupit Diplomatik si trupë elektorale e partisë në pushtet, është një cënim i rëndë i zgjedhjeve dhe një rast unik në botë. Kurrë, askund, Trupa Diplomatike nuk merr pjesë në aktivitete partiake dhe aq më pak nuk shërben si trupë elektorale e partisë në pushtet. Funksioni kërkon paanësi politike dhe përfaqësim me dinjitet të Shqipërisë në Botë.”-thotë Bardhi krahas fotove, ndërsa përmend dhe ligjin nr. 23/2015, Mbi Shërbimin e Jashtëm, sipas të cilit thuhet se ambasadorëve dhe stafeve të tyre “nuk u lejohet të bëjnë pjesë në asnjë parti, organizatë ose shoqatë politike apo të marrin pjesë në veprimtaritë e organizuara prej tyre. Shkelja e këtyre detyrimeve ligjore passjell shkarkimin nga detyra.”

Bardhi në reagimin e tij i bëri thirrje Presidentit të Republikës Bajram Begajt, si autoriteti përgjegjës për dekretimin e trupit diplomatik, që të mbajë qëndrim publik për t’u distancuar nga aktiviteti që ai e konsideron të “paligjshëm” të ambasadorëve dhe stafeve të Ambasadave të Republikës së Shqipërisë në mbarë botën si dhe i bëri thirrje të ndërhyjë menjëherë për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ambasadorët që kanë shkelur ligjin. Demokrati thekson se ky është një krim që dënohet me 3 vjet burg nga Kodi Penal, dhe citon për këtë paragrafët 1 dhe 4 të nenit 328/a të Kodit Penal “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Bardhi thotë se ka udhëzuar përgatitjen menjëherë të një kallëzimi penal në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama, Taulant Ballës si dhe ambasadorëve që ka evidentuar deri më tani në aktivitete partiake/zgjedhore dhe stafeve të tyre përkatëse diplomatike dhe i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme të kryejë hetimet në kohë.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13