
- Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci në një lokal me kryeministrin Edi Rama
Kur shumëkush priste që Rama të jepte llogari se pse nuk po menaxhonte dot shuarjen e zjarreve në Elbasan, e papritura ndodhi. Në nisje me diversion për ta hedhur vëmendjen nga Vlora, por më pas e gjitha u shndërrua në një luftë dhëmbë për dhëmbë me shqiptarët. Të Thethit, të Tiranës… Kudo hekura e tenda si robër të një lufte imagjinare pa armiq.
Si nisi?
Pas një kafeje në Vlorë, në të njëjtën ditë kur landifilli i Elbasanit u dogj e i doli tymi, befas erdhi një urdhër për të shkarkuar drejtorët e bashkisë që sipas të parit të qeverisë “nuk e kishin bërë punën si duhet”. Me një të gjerbur kafeje, shkrepi urdhri i tretë për të hequr të gjitha tendat e lokaleve dhe trarët e parkingjeve që ndoshta ia kishin zënë sytë edhe gjatë fushatës, por kishte qëndruar zëkyccur. “Që nga trarët që vendosin për të marrë lekë për parkim, nuk ka pronë private sa kohë është një pronë që ka derivuar nga zhvillimi i ndërtesave rreth e rrotulll. Nuk mund të vendosësh një tra me pretendimin që është toka jote duke lejuar banorët aty që të paguajnë për të qenë të zotët. Ju bëj thirrje t’i hiqni vetë, u bëj thirrje atyre që janë hapur me tenda dhe kanë vendosur mushama që të fillojnë t’i çmontojnë. Do të përballen me gjoba deri në ndjekje penale për krim mjedisor dhe për zaptim dhe shkatërrim të pronës.”

- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në aksionin për heqjen e tendave dhe trarëve
Cila është panorama?
Burg për tendat dhe trarët. Pas 2 javësh afat, në kulmin e sezonit veror do shihet nga afër nëse është zbatuar urdhri, ose burg. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e fillon nga procedimi disiplinor për prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimeve pa leje në Theth.
Lexo duke klikuar këtu për më shumë

- Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja
Shembja e dy ndërtesave në Theth solli rebelim, përplasje, tension e protesta ku një grua humbi ndjenjat. Kur është mbyllur shumica e prenotimeve të pushimeve, turistët u përballën me ndërtesa inekzistente. Kursimet e gjitha jetës të investuara aty nga banorët u bënë pluhur, ndërsa kanë shprehur frikën e zëvendësimit me kulla e beton. Policia e Shkodrës ka zëvendësuar krerët si ndëshkim për ndërtimet pa leje në Theth.

- Aksioni i shembjes së godinave në Thethi
A është kjo një strategji?
Mes zgjedhjeve të 11 majit dhe nisjes së kuvendit të ri, ka urdhra, protesta e shkarkime nga Rama, i cili do jetë në krye edhe për të paktën 4 vite. Dorëheqjet në bashkitë e Vlorës e Durrësit, shkulja e tendave dhe trarëve e kthyen sezonin veror në një film aksion me regji të komanduar nga Rama për të kuptuar thelbin e një mandati të katërt.
Lexo duke klikuar këtu për më shumë

- Kreu i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci me grupin socialist
Kjo skemë zhurmnaje është një skenar i përsëritur që nga fillimet e ardhjes në pushtet me sëpatë në dorë e duke bërtitur më altoparlant “O doktooor”. U dogj Elbasani, Vlora, Zvërneci, Kavaja… u dogjën dhe shpresat për një strategji të posaçme edhe për zjarret.
“Paketa e maleve” me legalizime ndërtesash, rikthim të emigrantëve në tokat e gjyshërve të tyre dhe mundësitë e investimit në atdhe, bënë që kjo, të ishte një fabul e bukur për të mos u besuar dot.
Fundi?
Brenda një viti, Thethi, trarët, drejtorët e bashkive dhe tendat e lokaleve janë rreshtuar si dekoratat e gjeneralit që për kapriçio ka futur në thes ligjin dhe institucionin dhe ia ka lidhur grykën për ta vërtitur në show-n e radhës.


