Ish-gjenerali Eric Wendt ka prezantuar 4 prioritet që ka nëse votohet si ambasador i ardhshëm i SHBA-vë në Shqipëri. Para raportimit në senatin amerikan, Wendt shprehu mirënjohjen për besimin ndaj tij. Ai garantoi mbështetje për SPAK-un dhe e vlerësoi si një institucion jopolitik, i pavarur dhe i suksesshëm.

Si prioritet të parë Wendt parashtroi eksplorimin e mënyrave që do rrisnin sigurinë në SHBA. “Shqipëria vazhdon luftën kundër korrupsionit ligjor dhe ekonomik, si dhe kundër krimit të organizuar transnacional dhe trafikut të drogës të lidhur me kartelët e Amerikës Latine, sfida që prekin edhe vendin tone”, tha ai duke garantuar mbështetje në përpjekjet e Shqipërisë në këto fusha që do të ndihmonin sipas tij edhe në rritjen e sigurisë së Amerikës.

Në vazhdim thesoi si përparësi punën për të siguruar mbrojtjen e SHBA-ve. Ai tha se kjo do sillte edhe përfitime për Shqipërinë. “Brenda vetëm disa dekadash, Shqipëria është transformuar nga izolimi nën regjimin komunist në një partner kyç të SHBA dhe aleat të NATO-s, si dhe një forcë e besueshme për stabilitetin rajonal dhe global. Do të punoj për të mbështetur progresin e Shqipërisë drejt marrëveshjes së samitit të NATO-s në Hagë 2025 për rritjen e kujdesshme të shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035”, tha Wendt, ndërsa theksoi forcimin e kapaciteteve kibernetike SHBA-Shqipëri dhe nisma të përbashkëta në fusha të ndryshme ushtarake.

Lexo edhe: https://gogo.al/gjenerali-eric-wendt-propozohet-si-ambasador-ne-shqiperi/

Begatia e SHBA-vë, rrjedhimisht edhe e Shqipërisë. “Nëse konfirmohem, do të promovoj diplomacinë ekonomike dhe tregtare në dobi të qytetarëve tanë”, tha ai. Në vizionin e tij janë fusha si: Inteligjenca Artificiale, energjia, infrastruktura, minierat dhe të tjerë sektorë në Shqipëri që pritet të rriten, duke nënvizuar se: “Bizneset dhe investitorët amerikanë duhet të mirëpriten dhe të trajtohen në mënyrë të drejtë, me transparencë dhe kushte të barabarta ligjore dhe kontraktuale”.

“Faktorët njerëzorë” është pika e katër e planit të tij në Shqipëri që lidhet me fokusin mbi njerëzit në ambasadën amerikanë në Tiranë. “Kjo synon përdorimin e mënyrave standarde dhe kreative që mund të institucionalizohen për t’u kujdesur për pjesën më të vlefshme të ambasadës, njerëzit e saj si në aspektin profesional ashtu edhe personal”, sqaron Wendt duke u shprehur i nderuar të marrë një detyrë të tillë nëse konfirmohet në detyrë. “Pres me padurim të bashkëpunoj me anëtarët e këtij Komiteti dhe me partnerët tanë në Shqipëri për arritjen e këtyre qëllimeve të rëndësishme“, u shpreh Eric Wendt.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10