Nga Ylli Manjani

Nuk kërkoj e as uroj burgosjen e askujt. Me burg-burg-burgun si teori e praktikë politike jam në konflikt të thellë profesional e qytetar.

Nga ana tjetër sot kemi në paraburgim zyrtarë e politikanë që përfliten për shumë më pak sesa kontrata 6 milionë dollarëshe, si financim politik i huaj për Partinë Demokratike dhe nongratën e Berishës. Një financim jo transparent mjaftueshmërisht i arsyeshëm si dyshim për të justifikuar një hetim të menjëhershëm.

E përsëris, nuk kërkoj e as uroj paraburgosjen e askujt. Por me standardet që janë vendosur si “kriter i fundit të pandëshkueshmërisë” llogjika ta do ose nënshkruesi i asaj kontrate dhe personi juridik PD arrestohen e bllokohen, ose të gjithë të arrestuarit e tjerë duhet të lirohen e të shohin punët e tyre në liri.

Gjithnjë i referohem standardeve që janë vendosur praktikisht dhe jo që dëshiroj unë të jenë. Mbetem kritik i paraburgimit me dyshime.

Pooooor, kjo kontratë 6 milionëshe si sponsorizim politik i bën kontratat e tjera që kemi parë deri më sot të duken qesharake. Kontratat e Lulit dhe Monikës me lobistët amerikane ishin me vlera qesharake para kësaj. Kjo kontratë 6 milionëshe e bën Mekgonigalin të na duket një hallexhi e pabuks.

Të gjitha këto kontrata pra Lulit, Monës e Ramës, të marra së bashku janë sa 1/6 e vlerës totale të kontratës 6 milionëshe të PD, e cila është dhe në opozitë të gjatë për më tepër. Tani kush po i relativizon problemet e vërejtura, unë apo vetë PD me kontrata të tilla që lidh?!

****

Insistoj në bindjen time që e kam thënë gjithmonë në publik: Cilido politikan që harxhon para për të blerë Amerikën që të duket burrë i mirë me shqiptarët është maskara! Kjo sjellje më shumë sesa krim është fyerje e rëndë që i bëhet Shqipërisë dhe shqiptarëve. Këta të fyejnë sepse thonë haptaz se ne kemi Amerikën, domethënë ç’na duheni ju.

Epo ikni e pallohuni me Amerikën pra!

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11