Biznesmeni Behgjet Pacolli ka fituar sërish të drejtat mbi administrimin e punimeve në Aeroportin e Vlorës. Gjykata e Lartë vendosi të heqë çdo pengesë që u krijua në kantierin e punimeve për kompaninë “MABCO Constructions S.A” e cila ka edhe shumicën e aksioneve.

Ditë më parë u krijuan përplasje në kantier për shkak se kompania “2A” pretendonte të kishte nën kontroll 47% të aksioneve. Dhe nuk lejonte punëtorët e “MABCO-së” të futeshin e të vijonin punën. Projekti u bllokua në fazën finale duke shtyrë afatet e dorëzimit, kur kishin mbetur vetëm ndërhyrje të vogla teknike që do e vinin në punë plotësisht aeroportin.

Konflikti mes dy kompanive i kaloi gjykatës në shtator të vitit të kaluar pasi “MABCO” kërkoi të ushtronte të drejtat e veta, te aeroporti i cili po administrohej nga “2A”. Tensionet u rritën deri në ndërhyrjen e policisë, ndërsa punimet mbetën pezull deri në vendimin e gjykatës.

Lexo edhe shkrimin me titull: “Konflikt mes kompanisë së Behgjet Pacollit dhe asaj të Valon Ademit për aeroportin e Vlorës, çfarë po ndodh mes tyre (Video)”

Vonesa në dorëzimin e punimeve dhe konfliktet mes kompanive kanë sjellë edhe reagimin e ministrit të Energjetikës, Enea Karakaçi. Ai i paralajmëroi për penalitete deri në prishje të kontratës. Sipas ministrit vonesa rrezikonte prishjen e imazhit të vendit tonë. Sipas deklaratave të kompanisë “MABCO” vonesa nuk kishte ardhur për shkaqe financiare, por si pasojë e bllokimit administrativ dhe juridik të aktivitetit në kantier nga kompania e Valon Ademit.

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10