
Nga Ola Xama
Sot kryeministri doli serish per te treguar “demin qe duart e pista mes protestuesve” (sic e perifrazoi vete) kishin bere ndaj nje biznesi. Patjeter qe “mbreti” me zemergjeresine e tij kishte vendosur qe cdo dem i shkaktuar te merret persiper dhe te paguhet nga shteti.
Nje inciative te tille disa mund ta konsiderojne te drejte, e te tjere jo. Por ajo qe duket si thelbesisht e gabuar eshte se ne menyren e drejtimit te shtetit Edi Rama nuk ka bere asnje reflektim dhe pse prej disa ditesh Tirana po digjet.
Duke qene se nuk eshte shpallur gjendje emergjence apo situate e jashtezakonshme, ne cilin ligj e mbeshtet Edi Rama kete vendim? Nuk dime qe parlamenti te jete mbledhur ditet e fundit e te kete miratuar ndonje ndryshim te tille. Nuk ka asnje njoftim per shpalljen e ndonje akti normativ qe mbulon demet, por dhe sikur te jete marre ne mesnate, nuk ka gje te publikuar ne Fletore Zyrtare qe e ben aktin te hyje ne fuqi!
Atehere mbi cfare baze ligjore veproi Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit per te punuar ne menune e e-Albania dhe te ofroje sherbimin e ri “Demi im”? Duke qene se punonjesit e AKSHI-t kane rolin e supervizorit dhe sherbimet kontraktohen te privati, cila kompani e beri kete pune dhe kur u lidh kontrata? Mbi cfare akti? Mbi fjalen e kryeministrit?
Po fondi per demshperblimin e demeve sa eshte? Se as vete qeveria nuk e di per sa kohe kerkon vetedeklarim nga biznesi dhe protestat nuk kane perfunduar ende. Atehere si e merr nje vendim te tille pa e ditur faturen, pa marre mendimin e Ministrise se Financave dhe pa bere ndryshimet ne buxhet?
Edi Rama po akuzohet cdo dite se po qeveris vendin si ta kete shtetin e tij personal, vetem se parate qe po i shperndan nuk jane te tijat, por te atyre qe kane dale ne shesh.
Duke qene se nuk po ben kthim pas ne filozofine e drejtimit, ai nuk ka me asnje besueshmeri dhe nuk do te ishte cudi qe dhe keto fondet qe po jepen per te demshperblyer biznesin te perfundojne ne xhepat e rrethit te tij te taksidareve, sic perfunduan te rrethi i oligarkeve parate e rindertimit, ndersa shumica e te demtuarve nga termeti nuk e pane kurre shtepine e premtuar.


