Hulumtuar prej kohësh, OCCRP-ja sjell fakte mbi korrupsionin e asaj që e quan “Mbretëria Matraimov”, një klan i fuqishëm në Kirgizstan, shtetit në Azinë Qëndrore.

Për vite, siç u zbulua në një seri të mëparshme investigative, zëvendësshefi i Doganave Raimbek Matraimov mundi dhe përfitoi nga një perandori kontrabande e drejtuar nga një familje e fshehtë Ujgure.

Matraimovi nuk është më në shërbimin doganor por me kalimin e viteve, ai dhe vëllezërit e tij, të cilët ende mbajnë funksione të rëndësishme publike, kanë grumbulluar pasuri të mëdha dhe i kanë kthyer ato në influencë.

Kjo seri e re investigimesh tregon se si. Nga të jetuarit një mënyrë jetese ekstravagante me paga modeste të deklaruara, në marrjen fshehurazi të kontrollit të lehtësirave private doganore dhe rrugëve tregtare, deri tek derdhja e pasurisë në një fushatë të rëndësishme zgjedhore.

Kirgizstani është bërë i njohur për shqiptarët muaj më parë kur nisi të shërbente aty si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu, i cili shërbeu prej kohësh në Shqipëri. Së fundi Kirgizstani i ka shpallur zgjedhjet të paligjshme për shkak të manipulimeve.

Lexo këtu investigimin

Valmora Gogo është gazetare dhe lektore e Komunikimit dhe e Gazetarisë. Prej 17 vitesh ajo kontribuon në hapësirën mediatike në Shqipëri, duke nisur që prej gazetës Shekulli e deri te mediet online si Newsbomb.al, Shuplaka.al dhe Hashtag.al. Gogo mban gradën “Doktor në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” dhënë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. E fokusuar në kërkim dhe kryesisht në politikë, Gogo kujdeset në informimin e saktë të opinionit publik shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13