Presidenti Bajram Begaj do mbledhë Këshillin e Lartë të Sigurisë Kombëtare pas arrestimit të ish-kryetares së SHISH-it, Vlora Hyseni. Mbledhja do mbahet të hënën rreth orës 10:00. Sipas “A2CNN”, ftesë i është dërguar edhe kreut të PD-së Sali Berisha. Takimi është shtyrë deri të hënën pasi kryeministri Edi Rama ndodhet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ndërsa fjalimi i tij është programuar për nesër më datë 25 shtator.

Vendimi për mbledhjen erdhi shkak të sigurisë kombëtare dhe kërkesës së opozitës. Hyseni u shkarkua nga detyra me vendim të kryeministrit Edi Rama menjëherë pasi GJKKO-ja caktoi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për “Përkrahje të autorëve të krimit” dhe “Nxjerrje të sekretit shtetëror”. Ajo akuzohet se ndihmoi dhe ndihmoi gjatë arratisë Ergys Agasin, duke i dhënë atij informacione sekrete.

Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e “Arrestit në shtëpi” dhe “Pezullimit nga detyra” ndaj saj si dhe masat e “Arrestit me burg” ndaj Fatjon Kalluçit, zyrtar i Institutit të Policisë Shkencore si dhe Embro Sulejmanit, punonjës i biznesit të njohur si “Kodra e Kuajve”. Mësohet se Vlora Hyseni u shkarkua menjëherë nga detyra pas firmosje s së vendimit nga gjykata.

Hetimet për Agasin zbardhën detaje që çuan në sigurimin e provave për lidhjet e tij me funksionarë të lartë shtetërorë, mes tyre ish-drejtoresha e AKSHI-it, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësja e saj, Hava Delibashi. Së fundmi edhe ish-shefja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni dhe një zyrtar i Institutit të Policisë Shkencore, Fation Kalluçi. Ergys Agasi dyshohet të ketë patur ndikim te disa zyrtarë, ndërsa nga mesazhet e zbuluara në media, ai ka patur një komunikim më konfordencial me Hysenin.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11