Gazetari Klodian Tomorri thotë se ka një nen “hileqar” siç e quan ai, në ndryshimet e propozuara për Ligjin e Prokurorimeve, pasi i jep të drejtë qeverisë të prokurojë konsulencë ndërkombëtare me negocim të drejtëpërdrejtë, që shpesh përdoren si maskim për shpenzime lobimi.

Në një shkrim për Kapitali.al, Tomorri i referohet draftit të depozituar në Parlament nga Këshilli i Ministrave, për të ndryshuar Ligjin e Prokurimeve. Projektligji, i cili përmbante 50 nene ndryshonte ndjeshëm ligjin ekzistues të Prokurimeve.

Neni hileqar sipas Tomorrit është neni 48, i propozuar në draft si dispozitë kalimtare.

Në pikën 2 të këtij neni thuhet shprehimisht: “Brenda një periudhë 3-vjeçare nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Këshilli i Ministrave mund të autorizojë institucionet e administratës shtetërore/publike në nivel qendror të negociojnë dhe të lidhin marrëveshje konsulence ndërkombëtare brenda fushës së kompetencës së tyre në fusha me interes strategjik, në drejtim të aplikimit të inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike, infrastrukturës kritike dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”

Ky nen është në kundërshtim flagrant me direktivën e Bashkimit Europian për Prokurimet Publike. Duke qenë e vetëdijshme për këtë, qeveria e ka propozuar si masë kalimtare. Aq sa i duhej për të arritur qëllimin dhe nëse zyra e BE-së do të ngrejë zërin, atëherë ajo do të justifikohet me masën kalimtare.

Kontratat e konsulencës shpesh janë maskim për shpenzime lobimi, përmes të cilave qeveria ble kredite politike në arenën ndërkombëtare.  

Për më shumë lexo artikullin e plotë në Kapitali.al

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11