I quajtur “Kasapi i Ballkanit”, Ratko Mlladiç ka ndërruar jetë në burgun e Hagës në moshën 84-vjeçare. Ai ishte i dënuar në vitin 2017 për gjenocid dhe krime lufte në Bosnjë. Lajmi është konfirmuar nga Radio Televizioni i Republikës Sërpska. Ratko Mladiç ishte Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbëve të Bosnjës (VRS) nga 12 maji 1992 deri të paktën më 8 nëntor 1996. Atij iu ngarkua përgjegjësia për dy akuza për gjenocid; pesë për krime kundër njerëzimit; si dhe katër për shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës. Sipas “ICTY” ai u shpall i pafajshëm në 2011, ndërsa tribunal i Hagës e shpalli fajtor në vitin 2017.

Kush është Ratko Mlladiç

Emri i Ratko Mlladiç lidhet direkt me masakrën e Srebrenicës në vitin 1995. Në të u vranë të paktën 7000 burra. Pas masakrës për të humbur gjurmët trupat janë rivarrosur në varre massive në zona të rurale të izoluara. Krahas Srebrenicës ai është shpallur fajtor edhe për rrethimin dhe bombardimin e kryeqytetit të Bosnjës, Sarajevës, një krim që rezultoi me vdekjen e rreth 10 mijë ushtarëve dhe civilëve boshnjakë.

Mlladiç ka qenë në krye të fushatës së spastrimit etnik të Kosovës në 1990. Ai mbolli ndasi etnike dhe fetare duke u thënë serbëve se fqinjët e tyre myslimanë planifikonin “t’i ngulnin serbët në hunj, t’i digjnin të gjallë, t’i kryqëzonin dhe t’u nxirrnin sytë”. Këto e bënin të dukej hero mes serbëve dhe krah aleatit të tij politik, Radovan Karaxhiç.

Ai ka lindur më 12 mars 1942 në një fshat të vogël malor pranë Sarajevës, në atë kohë pjesë e Shtetit të Pavarur të Kroacisë, të kontrolluar nga Gjermania. “BBC” shkruan se ai pretendon se ka lindur një vit më vonë. Babai i tij u vra duke luftuar në radhët e partizanëve të Titos kundër nacionalistëve kroatë të mbështetur nga nazistët. Mlladiçi u rrit në Jugosllavinë e madhe e para se të futej në ushtri ishte një teneqepunues praktikant. Ambicia ushtarake e beri të diplomohej në 1965 e më pas komandoi njësi ushtarake në Maqedoni e Kosovë.

 

Goditja më e madhe në jetën e tij ishte largimi nga jeta i vajzës në moshën 23-vjeçare. Ajo u vetëqëllua me armë pasi ishte nën presionin e partnerit të saj mjek e aktivist për të drejtat e njeriut dhe babait të saj në krye të aksioneve shfarosëse ndaj shqiptarëve e boshnjakëve. “Mladići e pati të vështirë të pajtohej me vetëvrasjen e saj, duke parapëlqyer teori të çmendura konspirative që ia atribuonin tragjedinë kujtdo tjetër, përveç vetes”, shkruan “BBC”.

Rikthimi në Serbi e bëri të jetonte i qetë ne rutinën e vet nën garancinë e ish-presindetit Sllobodan Millosheviç. Pas arrestimit të tij Mlladiç u arratis i shoqëruar nga truproja besnike. “Në korrik 2008, ish-aleati i tij politik, Radovan Karaxhiçi, tashmë një shërues shpirtëror me mjekër të gjatë u arrestua në një autobus në Beograd”, shkruan “BBC”. Tre vjet pas arrestimit të Karaxhiçit, policia ndoqi fëmijët e tij deri në një fermë të largët dhe të rrënuar. Policia gjeti në kasolle një burrë tashmë të moshuar i cili kishte marrë disa godotje në tru. Në sallën e gjyqit ai ka kundërshtuar akuzat duke ngritur gishtin e mesit. “Duke bërtitur se “ishin të gjitha gënjeshtra”, ai u nxor me forcë nga salla. Dënimi i tij nënkuptonte se do të vdiste në burg”, shënon “BBC”.

 

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11