Nga Auron Tare

Z. Kryeministër, vini dorë ju lutem vini dorë për të ndërhyrë dhe për të ndaluar këtë masakër në dëm të trashëgimisë kulturore në Shqipëri!

Përpos faktit që po bëhemi qesharakë në sytë të botës, po shkatërrojmë edhe atë pasuri që kemi trashëguar ndër shekuj.

Trashëgimia jonë kombëtare nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë me gjithë dëshirën e mirë që mund të jetë arsyeja e këtyre ndërhyrjeve kaq qesharake dhe absurde.

Rrënimi i institucioneve kombëtare të trashëgimisë dhe futja e OJF-ve, firmave dhe institucioneve që nuk kanë kapacitete, po sjell dëme të pakthyeshme në trashëgimi.

Via Egnatia një ndër 10 rrugët më të rëndësishme të civilizimit europian. Rruga ku shkelen legjionet romake gjatë Luftës Civile të Cezarit dhe Pompeut. Rruga ku shkelen perandorët e çdo epoke imperiale nga Roma drejt Konstandinopojës. Nga ku etërit e Kishës sollën mesazhet biblike prej Jeruzalemit. Nga ku kultura e orientit mbërriti në Europë. Rruga nga ku barbarët rrënuan civilizime, por pa e shkatërruar atë. Rruga e Kryqëzatave që vërshuan drejt Lindjes. Udha prej ku sulltanët hijerëndë otomanë vërshuan drejt Europës së krishterë. Via Egnatia trashëgimia europiane që fati e bëri të kalonte mes nesh nuk mund të përfundojë e mbytur me asfaltin e injorancës.

Shikoni se si fqinjët tanë janë kujdesur për këtë copë të trashëgimisë europiane. Maqedonia, Greqia e ruajnë me fanatizëm.

Shikoni si Italia e restauron dhe e mbron Via Apian simotrën e Egnatias që vinte nga Roma drejt Brundisiumit për t’u lidhur me Egnatian.

Via Egnatia është udha jonë për në Europë. Ju lutem vini dorë përpara se Europa të na shikojë me përbuzje për këto që po bëjmë ndaj trashëgimisë së saj.

Foto

1. Via Egnatia e “restauruar” nga Bashkia Peqin

2. Pjesë e Via Egnatia në Maqedoninë Veriore

3. Via Egnatia ne Filipi, Greqi,

4. Via Egnatia në Kavalla, Greqi,

5-7 Via Apia Romë

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7