Nga një studente 18-vjeçare që inspektonte panele makinash për të paguar shkollën, në drejtimin e një prej kompanive më të mëdha automobilistike në botë. Historia e Mary Barra është një rrëfim ngjitjeje, vizioni dhe vendosmërie në një industri tradicionalisht të dominuar nga burrat. Mary Teresa Barra e lindur më 24 dhjetor 1961, një biznesmene amerikane me origjinë finlandeze, është Kryetare dhe CEO e General Motors që prej 15 janarit 2014. Ajo është gruaja e parë që drejton një nga “Big Three” prodhuesit e mëdhenj të automobilave në SHBA.

Ajo u diplomua në vitin 1985 në “Kettering University” atëherë “General Motors Institute me diplomë Bachelor në Inxhinieri Elektrike. Gjatë studimeve u pranua në shoqata prestigjioze nderi si “Tau Beta Pi” dhe “IEEE–Eta Kappa Nu”. Sipas “Forbes” ajo më pas ndoqi studimet MBA në “Stanford Graduate School of Business”, të financuara nga GM, duke u diplomuar në vitin 1990.

Barra iu bashkua General Motors në vitin 1980 si pjesë e programit co-op në divizionin Pontiac. Përkushtimi dhe aftësitë e saj u dalluan herët, çka bëri që kompania ta mbështeste për të ndjekur një MBA në “Stanford Graduate School of Business”. Pas përfundimit të studimeve, ajo mori role të rëndësishme drejtuese në zhvillimin global të produkteve, blerjeve dhe zinxhirit të furnizimit, duke ndikuar drejtpërdrejt në modernizimin e linjës së produkteve dhe kulturës së kompanisë.

Sipas “Forbes” në vitin 2014, ajo theu “tavanin e xhamit” duke u bërë CEO e GM, gruaja e parë që drejton një prodhues të madh global automobilash. Mandati i saj nisi mes sfidash, përfshirë krizën e çelësave me defekt, por Barra zgjodhi transparencën dhe përgjegjshmërinë si strategji për të rikthyer besimin publik dhe për të forcuar kulturën e brendshme të raportimit të problemeve.

Nën drejtimin e saj, GM ndërmori një transformim strategjik drejt automjeteve elektrike dhe teknologjisë autonome. Ajo mbështeti zhvillimin e Chevrolet Bolt EV, një nga makinat elektrike të para të përballueshme me autonomi të konsiderueshme, si dhe investime të mëdha në teknologjinë e vetëdrejtimit përmes blerjes së Cruise Automation.

Përveç rolit në GM, Barra është pjesë e bordit të “The Walt Disney Company” dhe ka qenë e përfshirë në struktura të rëndësishme drejtuese akademike dhe korporative. Ajo është renditur ndër gratë më të fuqishme në botë nga “Forbes” dhe është përfshirë në listën e 100 personave më me ndikim nga “Time”.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10