Marta është 26-vjeçarja që ka lënë Turqinë për të punuar menaxhere shitjesh në Maritim-Marina Bay Resort në Vlorë, me 5 yje.

“Nuk mendoj se do emigroj më. Nuk kam dëshirë ta lë më Shqipërinë. Mendoj se këtu jam pozicionuar shumë mirë, jam duke ndjekur rrugën e duhur për të bërë atë karrierë që kam dashur gjithmonë në Shqipëri. Absolutisht familja është një nga arsyet, zhvillimi im personal, shoqëria, lumturia që më sjell klima e Shqipërisë. I gjithë koncepti i të jetuarit me njerëzit e tu që të kuptojnë, që flasin gjuhën tënde dhe të dinë kulturën, të respektojnë për atë që je, është shumë mikpritëse dhe të bën të ndjehesh shumë mirë.”, thotë Tahiri për Gogo.al.

Marta na tregon se pjesa më interesante e punës së saj si menaxhere shitje është komunikimi, ndërveprimi me stafin, me kolegët, me njerëzit, me ata që i vizitojnë çdo ditë dhe pjesa më e vështirë po prapë komunikimi sepse të duhet të gjesh mënyrën më të duhur për të dhënë shërbimin më të mirë.

“Nga eksperienca ime personale, në Marina Bay ke mundësinë që të rritesh, të zhvillohesh, të mësosh profesione të reja, të gjesh një kulturë pune shumë herë më të kualifikuar, ashtu siç janë edhe standardet ndërkombëtare dhe nga ana tjetër ke mundësinë që të zhvillohesh profesionalisht dhe pse jo të paguhesh shumë mirë sepse e di që te paga përfundojmë një ditë.

Përveç kësaj Marina Bay për momentin është duke ofruar mundësi shumë të mira punësimi, trajnime ekselente për ata të cilët duhet të bëhen pjesë. Kemi patur aplikime shumë të mira por megjithate do na pëlqente shumë që të na bashkoheshin akoma më shumë aplikantë.”, rrëfen më tej Marta.

Menaxherja e shitjeve ka një mesazh për të gjithë të rinjtë shqiptarë që po e ndjekin historinë e saj të suksesit.

“Mesazhi që do t’u jepja të rinjve shqiptarë është që të mos lëvizin nga Shqipëria. Ta konsiderojnë Shqipërinë një vend në të cilin mund të zhvillohen dhe të mendojnë më shumë për vendin e tyre duke shfrytëzuar edhe ato hapësirat e vogla që ofron Shqipëria për t’u rritur.”, përfundon Marta Tahiri.

Valmora Gogo është gazetare dhe lektore e Komunikimit dhe e Gazetarisë. Prej 17 vitesh ajo kontribuon në hapësirën mediatike në Shqipëri, duke nisur që prej gazetës Shekulli e deri te mediet online si Newsbomb.al, Shuplaka.al dhe Hashtag.al. Gogo mban gradën “Doktor në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” dhënë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. E fokusuar në kërkim dhe kryesisht në politikë, Gogo kujdeset në informimin e saktë të opinionit publik shqiptar.

Artikull i Mëparshëm

Ervisi zgjodhi Shqipërinë

Leave a Reply

  • (not be published)