Integrimi i Shqipërisë drejt BE-së është një mision i cili ka nisur që në vitin 2006 duke ecur në një rrugë jo pak të lehtë. Samiti më i fundit i Lidërve të Ballkanit Perëndimor në Shkup raportoi progres të vendit tonë, por një tjetër mesazh i fortë erdhi nga Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos. Diplomatja sllovene u shpreh qartë se dritarja e mundesisë për integrim nuk mund të rrijë gjithmonë e hapur. 

Kush është Marta Kos?

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos është në këtë post që nga viti i kaluar pasi u prezantua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Duke iu referuar biografisë së saj publikuar në faqen zyrtare të “Commission.europa.eu” vihet re se Kos e ka nisur karrierën e saj profesionale nga puna si gazetare në radion gjermane “Deutsche Welle” që në vitin 1990. Më pas ajo është bërë pjesë e Televizionit Kombëtar të Sllovenisë dhe korrespondente e huaj për mediat gjermane. Në vitin 1999 Kos drejton Marrëdhëniet me Publikun dhe zyrën e Shtypit pranë qeverisë. Brenda vitit 2020 gjithçka ndryshoi me ritme të shpejta. Ajo emërohet si shefe e zyrës së Presidencës dhe Shefe e departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Dhomën Sllovene të Tregtisë.

Marta Kos emërohet si Zëvendëspresidente për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Dhomën Sllovene të Tregtisë në vitin 2023. Ambiciet e saj personale morën një fokus tjetër ku Kos u angazhua në drejtimin e qendrës ndërkombëtare të trajnimeve “Gustav Käser”.  Për 4 vite Marta Kos ka qenë ambasadore e Sllovenisë në Gjermani dhe Lituani për t’u zhvendosur në një tjetër shtet, po në rolin e ambasadores në Zvicër dhe Liechtenstein. Marta Kos ndërmerr nga viti 2021-2024 drejtimin e zyrës së saj të trajnimeve dhe mentorimit, si trampolinë në një nga detyrat që kulmojnë karrierën e saj deri tani, në atë të Komisioneres për Zgjerimin e BE.

Ndër misionet e saj si komisionere, Kosit i duhet të punojë intensivisht me vendet kandidate dhe ato potencialisht kandidate në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, bazuar në meritat e tyre, duke mbështetur reformat e kërkuara, respektimin e shtetit të së drejtës dhe vlerave themelore, si dhe forcimin e qëndrueshmërisë dhe përgatitjes së tyre. Kos ka marrë përsipër të udhëheqë mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit për Ukrainën, veçanërisht në përpjekjet për rindërtim dhe procesin e anëtarësimit të saj. Ajo është direkt e përfshirë në ndjekje të vijueshmërisë së shkëmbimeve me Turqinë me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit në çështje parësore si  politika, ekonomia dhe tregtia dhe të mbështesë vendet e Kaukazit Jugor, veçanërisht në aspektin e lidhjeve rajonale.

Vizita  e saj në Tiranë më 13 maj 2025, nuk kaloi pa batuta. Pasi i dhuroi kryeministrit Edi Rama një fanellë basketbolli me numrin 11, u shpreh se ashtu si Bajrami bëri golin më të shpejtë në Kampionatin Europian, ashtu edhe Shqipëria mund të anëtarësohet në BE, madje premtoi që kur të mbyllin procesin e negociatave ajo do të ngjisë malin e Korabit. Rama me sens humorit i është përgjigjur se kur të hyjnë në BE do u japë një kryeministër të ri dhe të freskët që të ngjitet deri në majën më të lartë. Duke iu kthyer toneve zyrtare të tryezës, Kosi është shprehur optimiste për integrimin e Shqipërisë në vendet e BE-së.

Në Samitin e Shkupit më datë 30 qershor, Kosi përforcoi mbështetjen e saj për ecurinë e integrimit vlerësoi progresin e Shqipërisë, e nënvizoi se nuk ka Europë pa Ballkanin Perëndimor. Nga Plani i Rritjes, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, kanë marrë fonde parafinancimi përveç Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës. Kosovën në këtë takim e përfaqësoi kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Kosi njoftoi edhe krijimin e 11 pikave kufitare prioritare me kalime të gjelbra, që synojnë të lehtësojnë lëvizjen e mallrave. Përveç kësaj, sistemi satelitor i BE-së, Galileo, do të përdoret për të gjurmuar kamionët në kohë reale, duke mundësuar kuptimin më të mirë të vonesave dhe dinamikës së qarkullimit. Në fjalën e saj në Samit për  Planin e rritjes, komisionerja Kos e kalo përgjegjësinë në duart e vendeve kandidate.

Nga i gjithë diskursi i saj politik, ndihet mbështetja për ecurinë e vendit tonë, madje e mbylli ditën e parë të Samitit me lajmin se në vjeshtë Shqipëria do hapë grupkapitullin e fundit me BE, edhe pse la shumë për të kuptuar me mesazhin se dritarja e mundësisë për integrim nuk mund të rrijë gjithmonë e hapur. 

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11