Kosova ka nisur numërimin mbrapsht, pak ditë para shpalljes së vendimit përfundimtar për 4 komandantët e UÇK-së, ku qytetarë të shumtë zhvilluan “Marshin për Liri” në sheshet e Prishtinës. Familjarë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, bashkëluftëtarë, miq e politikanë nga vendet e Rajonit u bënë bashkë, duke kërkuar njëzëri lirimin e tyre.  Nga sheshi “Skënderbe” i Prishtinës deri në sheshet “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti” qytetarët e Kosovës u derdhën lumë, ndërsa ishte ngritur edhe një podium, ku disa prej të pranishmëve mbajtën fjalimet e tyre. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati tha se veteranët dhe familjet e tyre kërkojnë një proces të drejtë dhe të paanshëm, duke shtuar se një proces i padrejtë do t’i shërbentë vetëm Serbisë dhe Rusisë. “Liria e Kosovës u fitua me mund e sakrificë dhe asnjë sallë gjyqi nuk mund ta fshijë këtë të vërtetë”, tha Gucati.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se vendimi i 16 shtatorit nuk do të pranohet nëse nuk është në favor të katër ish-komandantëve. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini tha se katër ish-krerët e UÇK-së kishin luftuar për lirinë e Kosovës dhe se tani ka ardhur koha që atyre t’u shprehej mirënjohje. Pas përfundimit të marshit, përmes një komunikate për media, Qeveria e Kosovës falenderoi organizatorët dhe pjesëmarrësit për mesazhin e përcjellë. Marshi, i organizuar nga lëvizja qytetare “Liria ka Emër” zhvillohet në një periudhë, kur procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka hyrë në fazën përfundimtare. Katër ish-komandantët e UÇK-së përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që i kanë mohuar, shkruan “REL”.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10