Aktorja Margarita Xhepa u nda nga jeta mëngjesin e sotëm të datës 3 prill, duke lënë kështu pas një kontribut të gjatë të karrierës së saj në kinematografinë shqiptare. Xhepa u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare, një ditë pas ditëlindjes së saj. Ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e mushkërive.

Xhepa është cilësuar si një nga zonjat më të mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar, ku ka interpretuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi.

Si nisi jeta e saj drejt rrugës së aktrimit

Xhepa lindi më 2 prill 1934 në Lushnje. Ndërsa ndiqte shkollën një mësuese e saj vuri në dukje talentin që kishte Xhepa për aktrim. Pas përfundimit të shkollës fillore, ajo vazhdoi në Liceun Artistik, në degën e dramës. Më vonë ajo do t’i drejtohej skenës së aktrimit, duke interpretuar personazhe nga e gjithë bota. Në kinematografi Xhepa interpretoi filma të ndryshëm, që vite me rradhë u duartrokitën fort nga publiku. Filmat si, “Dimri i Fundit”, “Gjeneral gramafoni” “Pylli i lirisë”, në rolin e nënë Katjes, “Një djalë dhe një vajzë” në rolin e mësueses, “Rrethi i kujtesës” në rolin e personazhit Tefta, u spikatën më së shumti.

Ndërsa aktroi në teatër në rolet të tilla si, Filja në “Cuca e maleve”, Zonja Mëmë në “Kush e solli Doruntinën”, Shano në “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e të tjera. Në vitin 1997, ajo interpretoi në filmin grek “Mirupafshim”, rol i cili bëri që Xhepaj të i dha asaj njohje ndërkombëtare dhe që e bëri të nderohej me Çmimin e Nderit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik.

Xhepa është nderuar me dy vlerësimet më të larta për artistët në Shqipëri, “Artiste e Merituar” dhe “Artiste e Popullit”.

Jeta private e aktores Xhepa

Xhepa u martua me Xhavit Xhepën në vitin 1955, nga kjo martesë, ajo pati dy fëmijë, Sokolin dhe Ndriçim Xhepa, i cili po ashtu ndoqi rrugën e aktores. Pavarësisht famës së saj, ajo zgjodhi të mos ishte në qendër të mediave.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10