Nesër më 4 nëntor në New York mbahen zgjedhjet për kreun e ri të bashkisë. Kandidatët kryesorë sipas sondazheve janë: Zohrad Mamdani nga radhët e socialdemokratëve dhe ish-guvernatorin Andrew Cuomo që garon si i pavarur. “CNN” shkruan se këto zgjedhje janë edhe një test për presidencën e Donald Trumpit dhe politikave të tij. Ish-presidenti Barack Obama ka ofruar mbështetjen e tij për Mamdanin, duke i thënë se mund ta kishte si një shtyllë këshillimi. Mamdani ka një përvojë të mirë pas i ka fituar primaret e partisë Demokratike dhe është në avantazh edhe pse të lehtë, ndaj Cuomo-s. Motoja e tij është “Shko ku të duash e bëj çfarë të duash”. Në një postim në rrjete sociale ai fokusohet te grupi i votuesve që kërkon t’u marrë votat: “Ndërsa Andrew Cuomo dhe Eric Adams përplasen për të fituar miratimin e miliarderëve në dhoma të mbyllura, fushata jonë mbetet e fokusuar te njujorkezët punëtorë dhe dëshira e tyre e qartë për një lloj tjetër në politikë”.

Cuomo, rivali kryesor i Mamdanit e synon bashkinë, duke superuar akuzat për ngacmime seksuale në vitin 2021, pavarësisht kësaj, grupi i tij i fushatës ka pranuar se rënia e tij në sondazhe ka ardhur si pasojë e një pune të dobët për të mobilizuar votuesit. Duke cituar “The Guardian” Cuomo është shprehur: “Si thoshte gjyshi im: Mëso, ngrihu përsëri dhe kthehu në lojë, këtë do bëj unë”,-tha Cuomo. Sondazhi i “Slingshot” nxjerr në krye Mamdanin me 35% të votave, Cuomon me 25% dhe Curtis Sliwan me vetëm 14 %.

Andrew Cuomo vjen nga një familje italo-amerikane. Cuomo ka punuar si prokuror e më pas ka hapur një qendër për personat në nevojë. Në vitin 2006 u emërua Prokuror i Përgjithshëm i New York-ut dhe më pas për 11 vite ka qenë guvernator. Ai punoi për vendosjen e ligjit për ndalimin e dhunës me armë si edhe në rolin e Guvernatorit miratoi buxhete afatshkrutra dhe caktoi taksa progresive. Cuomo ka qenë në detyrë gjatë periudhës së Covid-19

Zohran Kwame Mamdani ka lindur dhe është rritur në Uganda dhe është diplomuar për Studime Afrikane në SHBA ku është transferuar që në moshën 7-vjeçare. Ai ka punuar si këshilltar në ndihmë të pronarëve me ngjyrë të shtëpive që kishin të ardhura të pakta që të mos i humbisnin ato. I bindur në parimet e tij, formoi në universitet grupin e Studentëve për Drejtësi. Sipas  “zohranfornyc” ai ka hyrë në grevë urie bashkë me shoferët e taksive për të arritur më shumë se 450 milinonë dollarë lehtësim të borxhit, ka siguruar 100 milionë dollarë në buxhetin e shtetit për rritjen e shërbimit të metrosë dhe një provë të udhëtimit falas në autobusë. Një tjetër nismë e tij është organizimi kundër ndërtimit të një termocentrali që ndikonte direkt në ndotjen e zonës.

Platforma elektorale e Mamdanit

Strehimi

Pika kyçe e programit të tij është strehimi. Në “zohranfornyc.com” ai parashtron idenë e ndërtimit të godinave të reja për të ulur kostot e qirave dhe përdorimin e kompetencave të bashkisë për të luftuar krizën e strehimit që sipas tij është arsyeja se pse shumica po largohen nga New York-u.

Transporti

Në synimet e tij është krijimi i linjave falas për autobusët dhe zgjerimi i korsive dhe siguria e udhëtarëve dhe shoferëve.

Siguria komunitare

Mamdani me prioritet ka ngritjen e një strukture për parandalimin e dhunës. Investime në ngritje e 100 stacioneve në metro për shëndetin mendor, ofrim të shërbimeve shëndetësore në qendra tregtare. Zgjerim të programeve për parandalimin e dhunës me armë dhe rritje të financimeve kunër dhunës me bazë urrejtjen.

Kujdesi për fëmijët

Kujdes falas për fëmijët nga 6 javësh deri në 5 vjeç. Rritje të pagave për punonjësit e kujdesit dhe mësuesit, si edhe mbështetje për nënat e reja që rikthehen në punë.

Shërbimet sociale

Dyqane ushqimore në ngarkim të Bashkisë me çmime të ulëta. Heqja qiraje dhe takse mbi pronën. Bashkëpunim me autoritetet lokale për blerjet me shumicë dhe centralizimin e shpërndarjes. Rishpërndarje të subvencioneve nga operatorët privatë te publikët.

Goditje ndaj pronarëve abuzivë të banesave

Unifikim të zyrave për qiramarrësit, nëse pronarët refuzojnë riparimet, do I kryejë bashkia duke tarifuar pronarin dhe bashkisë do I jepet e drejta e marrjes së banesës pronarëve që shkelin ligjin.

Tatimet

Rritje me 15 % të tatimeve për korporatat, tatim 2% për të ardhurat mbi 1 milionë dollar në vit, eleminim të kontratave pa garë dhe forcim të mbledhjes së gjobave pronarëve abuzivë.

Platforma e Cuomos

Ish-guvernatori Andrew Cuomo që pretendon të drejtojë bashkinë e New York-ut ka prioritet rendin dhe ligjin. Ai synon të ngrejë struktura të reja bashkiake kundër krimeve me armë.

Strehimi dhe punësimi

Cuomo vlerëson reformimin e autoritetit të strehimit publik. Plan urban për punë të mirëpaguara. Lehtësi në taksa për bizneset e vogla që hapin vende pune në lagje më papunësi të lartë. Thjeshtim të procedurave për punësimin e licensimin e të rinjve.

Transporti, sociale dhe drejtësia

Modernizim të metrosë dhe finacim të përbashkët bashkiak e shtetëror. Zona të gjelbra pa makina në disa pjesë të New York-ut, qendra për shëndetin mendor/

Klima dhe mjedisi

Korridore të gjelbra dhe reduktim të ndotjes. Emetim të energjisë së pastër.

Trump i cili mban anën e Cuomos ka deklaruar nw “CBS” se do ndërpresë fondet federale nëse në New York votohet “komunisti” siç e quan ai Mamdanin. Trump mes tij e Cuomos ka zgjedhur Cuomon duke thënë se mes një demokrati të keq e një komunisti, zgjedh të parin. Mamdani që ka marrë më shumë vëmendje gjatë sondazheve ka deklarur se Cuomo është papagalli i Trumpit.

Gara Mamdani-Cuomo duket e fortë, ndërsa raportohet se 7% e votuesve ishin regjistruar këtë vit për të marrë pjesë në zgjedhjen e kreut të ri të bashkisë kryesore në SHBA.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11