

Malko gjendet pranë njerëzve që do, ka trashëguar biznesin e babait, po mendon të diversifikojë produktet e të orientohet drejt shërbimit dhe të gjitha këto po i bën në Lushnjë.
Me këmbë në tokë, i riu që studion për Marketing Ndërkombëtar dhe Logjistikë e di shumë mirë se kur përpiqesh të japësh maksimumin, gjithnjë ia arrin.
“Me hapa të vegjël mund të ecet para”, rrëfen Malko Rojba që të përfshin në entuziasmin e vet prej një të riu.
Jo vetëm që nuk e ka lënë Shqipërinë por ka parë në vendin e tij mundësi të jashtëzakonshme zhvillimi.


