Mali i Zi është një hap përpara vendeve të tjera të cilat po presin antarësimin në Bashkimin Europian, pasi ka avancuar më shpejt dhe ka ndërmarrë hapa më vendimtarë në negociata. Deri më tani Mali i Zi ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur 14 prej tyre sipas fushave të ndryshme, nga tatimet deri te politika mjedisore, nga 35 kapituj që janë gjithsej. Një nga zhvillimet më të fundit është edhe vendimi i shteteve anëtare të BE-së për të nisur hartimin e traktatit të anëtarësimit për Malin e Zi. Ky vendim u mor në COREPER në Bruksel, ku u miratua krijimi i një grupi pune “ad hoc” që do të përgatisë aspektet teknike dhe ligjore të marrëveshjes, një hap kyç drejt finalizimit të procesit, lajmi u bë i ditur nga Presidenca qipriote e Këshillit të BE-së..

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e cilësoi këtë zhvillim si një “hap të madh” drejt anëtarësimit dhe theksoi se ky është një moment që shënon rifillimin konkret të procesit të zgjerimit. Ndërkohë, sipas “Reuters” edhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se “vendi i Malit të Zi brenda BE-së po merr formë”, duke e konsideruar këtë si një njohje të progresit të arritur dhe një shtysë për përshpejtimin e reformave. Kos ka dhënë edhe një vlerësim më të gjerë për rajonin, duke theksuar se si Mali i Zi ashtu si edhe Shqipëria po ecin në drejtimin e duhur. “Kemi Malin e Zi, i cili është më i avancuari. Kemi Shqipërinë, e cila po ecën mirë, si dhe Moldavinë. Pra, këto tre vende dhe ndoshta edhe Ukraina, nëse shtyjnë përpara reformat, shpresoj që gjatë mandatit tim të kemi një shtet të ri anëtar”, u shpreh ajo.

Edhe nga vetë autoritetet malazeze, ky zhvillim është cilësuar historik. Ministrja për Çështjet Evropiane, Maida Gorcevic, u shpreh se vendi ndodhet në fazën e fundit drejt anëtarësimit të plotë dhe se synimi është që Mali i Zi të bëhet anëtari i 28-të i BE-së deri në vitin 2028. Krijimi i grupit të punës për traktatin e anëtarësimit shihet si një hap teknik, por vendimtar pasi përgatit detajet finale për integrimin në BE.

Nëse ky ritëm vazhdon, Mali i Zi pritet të përmbyllë negociatat brenda afateve dhe të kalojë në fazën e nënshkrimit dhe ratifikimit të traktatit, duke u bërë potencialisht vendi i parë që i bashkohet BE-së pas Kroacisë në vitin 2013.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5