Politika u është kthyer mediave me sulme të vazhdueshme. PD vuri në shënjestër “News 24” duke e quajtur mafie të fjalës së lirë. Kreu Sali Berisha akuzoi botuesin Irfan Hysenbelliu se i kishte dhënë shumë hapësirë Ervin Salianjit. Ai i përdori këto argumente për të thënë se mbështetja për Salianjin ka qenë e motivuar nga interesa për t’iu afruar pushtetit. “Publikoheshin 16 lajme në katër orë për Salianjin”, tha Berisha.

Kjo solli reagimin e medieve të Hysenbelliut që iu përgjigën përmes redaksionales me titull: “Problemi nuk është media, është Sali Berisha!”. Sipas “Balkanweb” Sali Berisha nuk ka problem me Ervin Salianjin si individ dhe as me faktin që ai shfaqet në ekranin e “News24”, sepse ai shfaqet në shumë televizione. “Problemi i vërtetë është me ato media që kanë audiencë të gjerë dhe besueshmëri te publiku. Sepse pikërisht aty, ku fjala ka peshë dhe arrin te qytetarët, çdo zë ndryshe bëhet i dukshëm dhe i padiskutueshëm”, vijon shkrimi.

Lexo: https://gogo.al/hysenbelliu-ndryshon-politiken-redaksionale-sulm-berishes/

Retorika kalon te “Top Channel”. Me një sulm frontal PD-ja e Berishës përmes Flamur Nokës shprehet: “A mund të na thonë mediat varikarlon dhe patronazhistët e rrjeteve sociale, se ç’lidhje ka me PD-në kjo Zegjineja 2.0 e Shqipëria Bëhet?”. Reagimi erdhi pas deklaratës së kandidates Alesia Balliu në “Top Story” për largimin e saj nga PD-ja dhe arsyet. Balliu në deklaratën e saj ka akuzuar Partinë Demokratike për manipulim të procesit të primareve dhe mungesë meritokracie brenda partisë, gjithashtu ajo ka deklaruar bashkimin e saj me një tjetër forcë politike, “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapaj. Ajo sqaroi se vendimi për t’u larguar nuk ishte i nxituar apo emocional, por i bazuar në bindjen se gara në PD ishte e deformuar, duke shtuar se kishte prova konkrete për një mesazh të mbërritur nga deputeti Noka.

Lexo: https://gogo.al/berisha-sulm-frontal-dhe-top-channel-it/

Sulmi ndaj “Top Channel” nuk ndalet. Në fokus është pronarja Vjollca Hoxha teksa Berisha e quan kumarxhie të papërmbajtur. Berisha reagoi pas intervistës së moderatores Grida Duma me ish-drejtoreshën e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të bojkotojnë këtë TV, madje dhe të hedhin poshtë mashtrimet e bëra. Sipas tij e vërteta duhet të kërkohet në mediet sociale që kanë hedhur meme me montazhe fotosh komike.  

“Intervista kishte për qëllim shpërlarjen e gënjeshtrës së kryeministrit se Karçanaj jeton në shtëpi me qira, pretendim që e rrëzoi gjykata me sekuestrimin e disa pronave”, tha ai. Hoxha sipas Berishës ka grabitur miliona para publike në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama, për të mashtruar teleshikuesit e saj. Moderatorja Grida Duma u vë po ashtu shënjestër. Edhe pse nuk ia përmendi emrin, ai solli në kujtesë intervistën me Belinda Ballukun te tuneli i Llogarasë. Kreu i PD-së i referohet kohës kur plasi skandali i tenderit. “Në të janë vjedhur me një dorë 50 milionë euro”, tha Berisha.

Lexo: https://gogo.al/e-quan-kumarxhie-berisha-sulmon-pronaren-e-top-channel/

Mediat u bë përgjegjëse në deklarimet e ish-drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj. Ajo u referohet akuzave dhe videos që qarkulloi për një takim me Ergys Agasin. Karçanaj tha se e ka njohur atë gjatë kohës kur punonte në administratë. Daljen e videos nga takimi në zyrë e komenton si të nxjerrë konteksti. Karçanaj tha se i është bërë gjyq publik: “Si mund të jem unë e fajshme kur historia ime është treguar nga të gjithë ata që nuk e dinë si është kjo histori? Kur unë nuk jam pyetur për të gjitha të zezat që më janë veshur publikisht”.

Lexo: https://gogo.al/mirlinda-karcanaj-flet-per-shimen-e-agasin-distancohet-nga-pergjegjesia-penale/

Monika Kryemadhi ka replikuar në distancë me një tjetër gazetare. Ajo e akuzon Lindita Çelën se historia e CEZ-DIA-s për të cilën janë ngritur akuza ndaj ish-presidentit ilir Meta ka filluar nëpërmjet një shkrimi që gazetares ia ka dhënë Lulzim Basha. Nga ana tjetër Çela i është përgjigjur duke u shprehur: “Unë Monika Kryemadhin nuk e kam ndjekur asnjëherë publikisht… Nuk do i kushtoja rëndësi nëse të njëjtat deklarata nuk do ishin të përsëritura në daljet e saj televizive, ku herë si analiste, herë si e pandehur, e herë si viktimë, përfshin edhe emrin tim në përpjekjet për të krijuar një narrativë tjetër mbi akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me të dhe ish-bashkëshortin e saj”, vijon Çela.

Kryemadhi nuk e la me aq, po postoi videon ku përsëriti akuzat. “Sa më e vogël të jesh në shpirt, aq më të vogël e ke dimensionin tënd ku jeton… Nëse ti do jetosh në shtigje, normal që shtegu nuk ka hapësirë, nuk ka dimension, shtegu është diçka e ngushtë që shërben për të arritur të tjerët qëllimet e tyre, ashtu siç të kanë përdorur edhe ty”.

Lexo: https://gogo.al/gazetarja-cela-i-kunderpergjigjet-kryemadhit-ajo-poston-videon/

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10