Nga Lutfi Dervishi

“Një goditje” dhe tre pyetje? Ja çfarë thotë prokurori: (siç ka rezultuar nga dëshmitë, autori i dyshuar e ka goditur vetëm një herë me grusht viktimën)! Kjo qenka arsyeja që akuza tha se është “vrasje nga pakujdesia”

Por…, viktima ka: “Në pjesën e ballit të anës së majtë vihet re hematomë, ekimozë me madhësi 5×3 cm. Hunda në pjesën e kurrizit ka një hematomë 2 cm pa sekrecione. Në pjesën e faqes së majtë vihet re dërmishje pothuajse në të gjithë sipërfaqen e saj, po ashtu gjak i mpiksur që fillon nga pjesa e syrit të majtë deri tek veshi i majtë. Veshi i majtë me mbetje njolla si ato të gjakut të mpiksur. Goja e mbyllur, gjuha në zgavrën e saj dhëmbët të pranishëm poshtë dhe lart me mbetje si ajo e gjakut të mpiksur në sipërfaqen e tyre. Gjithashtu vihet re lacerim i buzës së poshtme në anën e majtë nga brenda me diametër 1 cm. Dërmishje në buzën e sipërme, në pjesën e mjekrës dhe faqes së djathtë. Llapa e veshit të majtë me hematomë me praninë dhe të dërmishjeve. Tek supi i majtë vihet re një dërmishje me përmasa 2.5x1cm. Në pjesën e parakrahut të majtë afër dorës vihet re një dërmishje me përmasa 2x2cm.

Tek gjuri i majtë vihet re ekimozë me përmasa 4x1cm. Në testet e kufomës vihet re lëndim.”) Tre pyetje për policinë, prokurorinë dhe gjykatën. Pyetje nr 1: “Një goditje ka shkaktuar gjithë këto lëndime?” A masakrohet një njeri me një grusht??? Pyetje nr 2:“Vetëm një person e ka goditur viktimën?” “Ai porositi dy birra një për vete dhe një për një të dytë që nuk e njihte fare?!” Pyetje nr 3: Cilat janë arsyet që nuk zbardhet një ngjarje në mes të qytetit, në mes të ditës, e filmuar nga kamerat dhe me plot dëshmitarë…?

Egli Proga, babai i dy fëmijëve, i cili u dhunua brutalisht për vdekje në qytetin e Pogradecit

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7