Fushata elektorale e këtij viti në Shqipëri duket të jetë një garë për vëmendje më të madhe se sa një garë dhemb për dhemb me ide e zgjidhje deri në votën e fundit.

A po zgjedhin liderat e partive të bëjnë zhurmë vetëm nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale, apo duhet të presim deri në hapjen zyrtare të fushatës elektorale?


Përplasjet, ironizimet dhe deri tek ofendimet mes Ramës dhe Berishës nuk kanë munguar, por këtë herë përfshirja e elementëve të tjerë i ka bërë ata të diskutohen dhe të kenë një vëmendje të gjerë në rrjetet sociale. E gjitha nisi kur Rama ironizoi situatën politike të PD-së duke përdorur shpendin “bufi”, që u bë i pazëvendësueshëm në çdo dalje të Ramës, që sipas tij simbolizon Berishën. Nga ana tjetër, edhe vetë Berisha është përgjigjur në të njëjtën mënyrë, duke u shfaqur në njërën nga konferencat e tij bashkë me një simbol të bufit në tavolinë.


Rama nuk është mjaftuar vetëm me Berishën por pjesë të marketingut online ka bërë edhe Bashën, video-t e të cilëve u bënë mjaft virale dhe morën një sërë komentesh. Në rrjetet e tyre sociale ata nisën një seri me video. Ishte fillimisht Basha dhe më pas Rama që i kundër përgjigjet.


Ndër liderat të cilët mund të themi se ja kanë marrë dorën strategjive të fushatave, vëmendja shkon edhe tek të rinjtë që janë përfshirë në këto zgjedhje. Këtë herë fushata ka marrë një dimension të ri me përfshirje të influencerave, një ndër to është edhe Mariana Koçeku, e njohur si “Neomalsorja” që e ka fokusuar fushatën e saj kryesisht në rrjetet sociale. Ajo ka zgjedhur të shfaqet shumë afër qytetarëve dhe duket sikur do të bëhet pjesë e jetës së përditshme të tyre.


Këtë lloj fushate që Mariana ka ndjekur e shohim po ashtu dhe tek politkanë të tjerë të cilët zgjedhin t’i takojnë qytetarët gjatë përditshmërisë së tyre, ashtu sikurse Tabaku, në një nga takimet e saj me qytetarët e realizoi teksa bënte pazaret dhe i pyeste ata mbi problemet që kishin si tregtarë.

Edhe Spiropali ka nisur me fushatat e saj, në një nga takimet ajo shfaqet në prani të grave duke kërcyer.

Po ashtu dhe Balluku, shpesh herë ajo shfaqet në tryezat e familjeve, në një familje në Karbunara, Balluku shpjegon cilësinë e byrekut të asaj zone.


Duket se politikanët po i shfrytëzojnë në maksimum rrjetet e tyre për të kapur vëmendjen. Por ajo që mbetet për tu parë është nisja zyrtare e fushatave, a do të zgjedhin politikanët sheshet me njerëz apo ekranet e celularëve? Edhe pse në thelb lufta që prozhektorët të drejtohen drejt teje është një marketing shumë mirë politik, mbetet e dyshimtë nëse këto përpjekje do përkthehen në vota reale për politikanët.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11