Hashtag.al publikoi sot i pari një informacion shumë të fortë lidhur me një kërcënim që Erion Veliajt i kishte bërë në burg ministri ynë i Drejtësisë Toni Gogu. Mbrëmjen e së premtes më 30 tetor, Gogu mësohet se kishte shkuar me urgjencë në burgun e Fierit. Vizita e tij nuk u regjistrua në fletoren e IEVP Fier, ndërsa bëhet me dije se Gogu ishte veshur sportiv dhe mbante një kapelë në kokë. Sipas Hashtag.al Gogu nxitoi për te qelia pa dritare e të paraburgosurit Erion Veliaj, për një bisedë vetëm për vetëm, ku i përcolli një kërcënim mafioz të kryeministrit Edi Rama.

“Jam me porosi të KM këtu. Dua të të përcjellë tekstualisht atë që KM më ka porositur:

‘Është hera e fundit që po të drejtohem si babai yt politik, nga sot e tutje do të drejtohem veç si kryeministër.

-Dorëzo mandatin urgjentisht.

-Delego pushtetin tek emrat që do të them unë.

-Hiq dorë nga avokati Plarent Ndreca.

Në të kundërt, do të transferoj te burgu 302 dhe do të orientoj SPAK-un të nisë hetime për minim të rendit kushtetues dhe do të të kalb në burg.”

Ndonëse lajmi mori dhenë dhe u konfirmua edhe nga vetë avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, i cili nuk u lejua ta takonte klientin e tij të shtunën, Ministri i Drejtësisë mori guximin për të reaguar, duke i cilësuar të pavërteta zërat rreth vizitës së tij në IEVP Fier.

“Po, e kam takuar Erion Veliajn të premten. Në ushtrim të përgjegjësive të mia si Ministër i Drejtësisë, kam shkuar për t’u njohur me kushtet e trajtimit të tij dhe për të dëgjuar ankesat e shprehura publikisht nga avokati i tij”, shkruan Gogu.

Gogu, dikur kurorëzuesi i martesës së çiftit Veliaj-Xoxa, sot mban mbi shpatulla rolin e lajmsit që i përcjell mikut të tij kërcënimet e kryeministrit Rama.

“Me Erionin më lidh një miqësi shumë e hershme, të cilën e dinë të gjithë. Por dua të jem krejt i qartë: Nuk i gjej dot arsyet pse janë stisur ato të pavërteta dhe nuk dua ta besoj që i ka thënë apo shkruar Erioni. Kush më njeh e di se nuk ka asnjë shans, në këtë botë apo në tjetrën, që unë të shqiptoj “mesazhet” që më janë vënë në gojë. Jam vërtet i befasuar. Kam shkuar për të dëgjuar shqetësimet e një njeriu pas një tymnaje mediatike dhe shqetësimeve të kuptueshme të kujtdo që shqetësohet kur flitet për liri e të drejta. Rrethanat e vizitës janë të dokumentuara dhe të verifikueshme.”

Ministri Gogu e mbyll reagimin e tij me fjalinë “Për të tjerat, koha dhe e vërteta ecin dorë për dore”, ndërsa një orë pas shkrimit të tij, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj publikoi një letër nga burgu, me “porositë” e të deleguarit të Ramës, si një mik që i do të mirën.

Në letrën me shkrim dore, Veliaj bën të ditur se Gogu i përcolli ultimatumin e Ramës, dorëheqjen nga Bashkia e Tiranës dhe delegimin tek Arbër Hajdari. Më tej, Erion Veliaj rendit të gjitha kërkesat e Edi Ramës.

“Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.

TG: “R” ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për në spital, lejet për takime, deri tek aksesi te miqtë e familja. “R” ka bypass “TG” dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:

– Prano përfshirjen me Flamingot – Studentët ose do të shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu dhe do të bësh 100 vjet burg te IEVP 313 dhe 302.

– Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (tek Arbër Hajdari).

– Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën”, shkruan Veliaj nga qelia e Burgut të Fierit.

Në letrën e tij, Erion Veliaj sifdon kryeministrin Rama të nxjerrë prova nëse ka organizuar ose financuar protestat, në të kundërt të ikë.

“Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai. Refuzoj halucinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time. Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave. Ndryshe ik!”

Krisja e marrëdhënieve Rama-Veliaj ka nisur vite më parë, ku zërave që Veliaj dhe Xhafaj po krijonin klane brenda PS-së, me qëllim përçarjen, Rama iu përgjigj kështu:

“Por ju siguroj që ky grup nuk e ka të gjatë, Veliaj mund të mbjellë pemë sa të dojë, por në një pemë do të varet si shembull që në këtë parti grupet armiqësore nuk e kanë të gjatë dhe do të jetë pjesë e një vepre që do të shkruaj dhe do t’ua jap me autograf”.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
  Shqipëria do pajiset me sistemet raketore. Departamenti Amerikan i shtetit konfirmon miratimin e shitjes e cila arrin vlerën e 210 milionë dollarëve. Vendi ynë ka kërkuar të blejë 2...
/ Nov 18