
Lufta për fitimin e zgjedhjeve të ardhshme ka marrë një dimension të ri, duke u shoqëruar me një mori taktikash të ndryshme. Përveç ironive dhe ofendimeve mes partive, kjo fushatë është shquar për përdorimin e antireklamave, ku PD-ja dhe PS-ja kanë nisur një përballje të ashpër me akuza e kundërakuza, duke i kundërpërgjigjur njëri-tjetrit në mënyrë të vazhdueshme.
Një ndër rastet e fundit ishte, një moment i Chris LaCivitës, këshilltari i fushatës së PD-së teksa përshendeste me dorë, Rama e përdori këtë duke ironizuar se dhe vetë LaCivita është me PS-në dhe po tregon numrin pesë.

Më pas Berisha përdori momente nga hapja zyrtare e fushatës elektorale të PS-së, duke i shoqëruar me këngën “Vallja e Hajduteve”, ku shfaqeshin pothuajse të gjithë kandidatët e qarqeve për këto zgjedhje.
Por përveç videos, Berisha përdori dhe një foto montazh duke marrë fotot e socilasitëve apo ish- socialistëve të cilët tashmë ndodhen në burg apo në hetim, dhe duke i vendosur fotot e tyre, në yje ndërsa në mes qëndronte një mi, ku sipas Berishës është Rama.

E një tjetër diversion të ri që Rama na sjell në këto zgjedhje janë edhe filmat e animuar. Në një video të animuar Rama përdor imazhin e Berishës, Bashës dhe Lapajt duke e quajtur “Bufi e Tiku drejt bashkimit”.



