Analisti Fatos Lubonja ka reaguar për sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj tij. Gjatë komenteve që bëri për protestat në Zvërnec, Rama tha se Lubonja e etiketon atë si pjesë të mafies dhe shton: “Por mafien që ai më tregon mua, ma tregon por është njëson si ata që i tregonin atij ‘armikun e popullit’. Unë nuk e kam me ju betejën. Betejën e kam bashkë me ju”, tha ai. “Hera e parë që i përmend emrin pas kaq vitesh. Më vjen keq për të, por më shumë me vjen për ju që të shkoni pas tij”, u shpreh Rama.

Lubonja është kundërpërgjigjur në duke folur gjatë një interviste në TV “News 24”:

“Është në vazhdën e mënyrës së tij të komunikimit, që atje ku nuk i pëlqen, gjen armikun dhe e sulmon. E pashë pjesën kur flet për mua dhe këtu nuk dua të flas për veten, por shqetësimin që kemi si shqiptarë për mafien. Ai thotë që kur u nda me mua jeton me makthin e mafies. Nuk kam qenë ndonjëherë i bashkuar me Ramën në lidhje martesore apo miqësore, por më kanë bashkuar disa ide që kishim si intelektualë, ide që lidheshin me politikën, për shkak të autoritarizmit të Berishës, ide që lidheshin me kulturën, e me rradhë.

Tani, ai që u nda, jo nga unë, por nga idetë që kishim promovuar sëbashku është Rama, për të përqafuar mafien e ndërtimin dhe mafien e të gjithë pushtetit. Kjo është ndarja. Po bën të kundërtat e ideve që kemi promovuar si intelektualë në atë kohë. E njëjta gjë lidhur me projektin tani.

Unë isha atje dhe thashë që çfarë ka ndodhur në Zvërnec zbërthen pushtetin e Ramës që mbahet në 4 këmbë, oligarkët rreth tij, mafia, paratë e krimit të organizuar që janë bërë pjesë që lidhin oligarkinë dhe shtetin. 

E treta mediat që heshtën për këtë ngjarje, mediat kryesore dhe po të shohësh përmenda tre mediat kryesore, Klan, Top Channel dhe Vizion Plus, që i ka bërë të gjithë investitorë strategjikë. E katërta, ndërkombëtarët e korruptuarit”, tha ndër të tjera Lubonja. 

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11