Teksa e gjithë zona përreth Kuvendit po rrethohej nga protestuesit, deputetja socialiste Iris Luarasi zgjodhi të kalonte përmes një qendre tregtare, ku disa aktiviste e ndoqën pas, duke hedhur akuza ndaj saj dhe duke filmuar të gjithë skenën e krijuar.

Aktivistet dëgjohen teksa i drejtohen Luarasit: “Kriminele, nuk përfaqësoni asnjë grua, përfaqësoni oligarkët”, duke i kërkuar llogari pse iu bashkua qeverisë Rama. Deputetja u përpoq të ruante qetësinë, duke vazhduar rrugën drejt Kuvendit, ndërsa videot u shpërndanë në rrjetet sociale të aktivisteve.

Pak orë pas ngjarjes, Iris Luarasi reagoi përmes një videomesazhi në rrjetet e saj sociale, ku thotë se ndjeu zhgënjim kur u përball me vajza të reja që poshtërimin e një gruaje tjetër e cilësojnë si mmënyrë për të mbrojtur gratë. Deputetja socialiste tha se do ta denoncojë rastin në polici dhe do të presë drejtësinë të veprojë.

“Sot duke hyrë në Parlament disa vajza më kishin zënë pritë, me sharje, me fyerje dhe me celularët gati për të filmuar spektaklin që kishin përgatitur. Dhe patjetër që për një çast u lëndova, jo se nuk e përballoj kritikën, por sepse pashë vajza të reja që besonin se poshtërimi i një gruaje ishte mënyra për të mbrojtur gratë. Më thirrën hajdute, por nderin, punën dhe emrin tim nuk lejoj të m’i vjedhë askush. E aq më pak disa vajza që kanë vendosur ta quajnë dhunën aktivizëm. Më akuzuan se nuk mbroj gratë ndërkohë që po dhunonin vetë verbalisht një grua. Kritikën e përballoj, pyetjeve u përgjigjem, por shpifjen, kërcënimin dhe dhunën nuk i pranoj. Prandaj këtë rast do ta denoncoj dhe do t’ia lë drejtësisë të veprojë”, shprehet deputetja.

Videoja e këtij incidenti u shpërnda edhe nga vetë kryeministri Rama, i cili bëri vetëm një koment të shkurtër: çfarë mjerimi mendor!

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu reagoi po ashtu për rastin, duke e cilësuar dhunë të mirëfilltë dhe që duhet dënuar me forcë.

“Kjo nuk është as protestë, as shprehje e zemërimit qytetar. Është dhunë e mirëfilltë dhe e shëmtuar, e cila duhet dënuar me forcë, pa asnjë hezitim dhe pa asnjë justifikim. Dhuna ndaj përfaqësuesve të institucioneve dhe deputetëve, veçanërisht ndaj grave, si në rastin e sotëm ndaj Iris Luarasit, është një akt i turpshëm. Aq më e rëndë bëhet kur nxitet nga vetë gratë. Sjellje të tilla nuk përfaqësojnë dhe nuk mund të përfaqësojnë Shqipërinë europiane”, shkruan Albana Koçiu.

Kjo nuk është hera e parë që deputetë e ministra ndiqen pas, ku pak javë më parë një incident i tillë u shënua edhe me ministrin Gonxhja, ndërsa opinoni publik është ndarë në dy qëndrime, pro dhe kundër sulmit ndaj tyre.

Reagimet më të shumta janë bërë në rrrjetet sociale, ku disa komentues mbështesin aktivistet, me arsyetimin se duhet të reagojnë ndaj padrejtësive, ndërsa të tjerë e cilësojnë dhunë dhe intimidim ndaj një gruaje, sulmin ndaj deputetes socialiste.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13