Shqipëria ka shënuar rënie të lirisë së medias me 3 vende, duke u renditur e 83-ta në listën e raportuar nga Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit për vitin 2026, kur në analizë janë marrë 180 vende. Nga monitorimet e bëra në periudhën 2025-2026 nuk është bërë reflektimi i përmirësimeve ligjore të kërkuara në praktikën e punës së përditshme. Raporti i Treguesve për Lirinë e Medias dhe Sigurinë e Gazetarëve në Shqipëri 2025 dhe raporti për Sigurinë e Gazetareve dhe Punonjëseve të Medias dëshmon për presion të akumuluar dhe të normalizuar mbi gazetarinë. “Safejournalists” shënon se nuk kemi një përkeqësim të menjëhershëm të lirisë së shprehjes dhe medias, por nga ana tjetër nuk vihet re ndonjë përmirësim i qartë. Ushtrimi i gazetarisë është i kufizuar nga presionet, ndërsa ligjet mbeten vetëm në letër.

Rritja e presionit dhe mugesa e plotë e lirisë së shtypit është e reflektuar në forma presioni apo intimidimi nga të paktën 40% e gazetarëve, më shumë se gjysma dëshmojnë se kjo është e pranishme në mënyrën e raportimit të temave të ndjeshme kur flitet për korrupsion apo krim të organizuar. Një ngërç tjetër është kontrolli dhe shkrimi i deklaratave nga zyrat e shtypit të partive, gjë që vështirësoi qasjen ndaj informacioneve gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e viti 2025, duke vënë në diskutim pavarësinë ekonomike. “Safejournalists” edhe pse përjashton episode të përhapura dhune, shënon 16 raste sulmi të drejtpërdrejtë në vitin 2025 nga 42 raste të presionit e kërcënimeve. Kjo sjell pasoja në lirinë e funksionin mbikëqyrës dhe kritik të gazetarisë.

Ndër elementet më të dobëta në mjedisin mediatik janë stabiliteti dhe mbrojtja e pozicionit të gazetarëve. Shkeljet më të dukshme janë vënë re në pagesa, punësimin informal dhe ndërprerje kontratash. Rreth 36.8% e gazetarëve raportojnë përkeqësim të kushteve të punës gjatë vitit 2025, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e lidhin drejtpërdrejt pasigurinë në punë me vendimmarrjen editoriale dhe shmangien e temave me rrezik të lartë, ku përmendet edhe rasti i TV “News 24”. Lidhur me kushtet e punës punonjësit e mediave operojnë në mjedise rreziku të vazhdueshëm. Në analizë janë shqyrtuar edhe sulmet online dhe ato kibernetike të cilat mësohet janë intensifikuar. Shpallja e Tik Tok-ut si antikushtetues dëshmon për rrezikun e ndërprerjes së platformave pa analizë.

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, dëshmon se për herë të parë në 25 vite ka rënie të lirisë në shtypit në të gjithë botën.  Sipas “RSF” të dhënat e treguesit ekonomik flasin qartë se mediat e lajmeve të sotme janë të bllokuara midis ruajtjes së pavarësisë së tyre editoriale dhe sigurimit të mbijetesës së tyre ekonomike. Në Evropë ka një cilësi të klasifikuar si “të mirë” në gazetarinë që bëhet në Norvegji, ndryshe nga Franca e cila renditet e 25-ta. Shtetet e Bashkuara, duke e gjetur veten të 64-t pranë Botsvanës dhe Panamasë, në një pozicion “problematik”.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13