Liqeni i Komanit është ndotur në nivele alarmante, ku shishet plastike kanë mbushur plot e përplot sipërfaqen e ujit. I konsideruar si një nga atraksionet turistike më tërheqëse për të apasionuarit pas natyrës së egër, Liqeni i Komanit sot ofron një tjetër pamje, ku përballë anijeve të mbushura me turistë nga e gjithë bota, shfaqen mbetje plastike dhe materiale të gjithëfarëllojshme që lundrojnë në liqen.

Siç shihet edhe përmes këtyre pamjeve të siguruara nga Gogo.al, situata më problematike nga mbetjet paraqitet pranë portit që të çon drejt Lumit të Shalës, një tjetër vend që pret çdo ditë vizitorë dhe turistë të shumtë. Liqeni i Komanit shërben edhe si urë lidhëse për turizmin në veri të vendit, pasi nga kalimi përmes këtij liqeni mund të vizitohen disa fshatra të rëndësishëm, si Valbona, Curraj i Epërm dhe Thethi, që po ashtu presin një numër të madh turistësh, kryesisht nga Europa Veriore dhe Qendrore.

Depozitimi i mbetjeve në Liqenin e Komanit nuk ka pasoja negative vetëm në sektorin e turizmit, por pasojat më të rënda shkaktohen për florën dhe faunën e pasur që ky habitat ka, pasi materialet plastike kërkojë shekuj të tërë për t’u shpërbërë. Situata bëhet më shqetësuese, për shkak se rasti përsëritet çdo vit, ku tonelata të tëra me mbetje pushtojnë sipërfaqen e liqenit. Ndër vite ambientalistët kanë parë si shkaktarë kryesorë të ndotjes, hedhjen e mbetjeve në përrenjtë apo lumenjtë që përshkojnë fshatrat e Tropojës, Kukësit apo edhe të Kosovës, të cilat rrjedha i merr përpara dhe më pas depozitohen në Koman.
Për të shmangur ndotje të ujërave kërkohet jo vetëm ndërgjegjësim i qytetarëve për moshedhjen e mbetjeve në rrjedhën e lumenjve apo përrenjve, por edhe një vëmendje e shtuar nga ana e institucioneve përgjegjëse për Mjedisin dhe Turizmin.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11