Linda Rama u shfaq në RTSH ku dha një intervistë për emisionin “Aromë Gruaje”, pas gati 30 vitesh larg ekranit. Ky rikthim merr edhe një dimension kontradiktor, duke pasur parasysh se bashkëshorti i saj ka bërë herë pas here thirrje për mbylljen e RTSH-së, së fundmi ai e quajti këtë relevizion si “shërbimin më mizerabël”, ndërsa Linda Rama zgjodhi të rikthehej në të njëjtin ekran për të dhënë një intervistë personale.

Por për Linda Ramën rikthimi në RTSH ishte një udhëtim emocional, ajo kujtoi lidhjen e hershme me këtë institucion, që nga fëmijëria pranë Liceut Artistik, kur xhaxhai i saj punonte aty, deri te eksperienca profesionale në vitin 1995, kur shpjegonte skemën e privatizimeve masive. Ajo përshkroi prezencën në RTSH si një pjesë organike të jetës së saj. “Kam qenë këtu që kur isha 5 apo 6 vjeçe… Jam shumë e emocionuar që shkel këtu pas kaq shumë vitesh.”

Një nga pikat që u prek më së shumti ishte raporti i ngushtë dhe i pazëvendësueshëm sic ajo e përshkroi me vjehrrën e saj, Aneta Ramën. “Me mamanë e Edit, gjithkush tjetër bëhej i tepërt kur ishim ne të dyja. Koha dhe momenti ishte për ne të dyja,” tha ajo. Largimi i Aneta Ramës për Lindën Rama ka qenë një dhimbje e madhe dhe një boshllëk i pazëvendësueshëm, që ajo përpiqet ta mbajë të gjallë në përditshmërinë e saj.

Jeta krah Edi Ramës sipas Linda Ramës i ka mësuar asaj se është kollaj të kritikosh nga jashtë, por askush nuk i di të gjitha. “Jeta pranë Edit më ka mësuar gradualisht se vërtet nuk i di të gjitha. Një njeri duhet t’i japë mundësi vetes të mos e çojë gjykimin deri në ekstrem. Gjykimi i padrejtë është ngarkesë negative.” Ajo theksoi gjithashtu se filozofët që hyjnë në politikë shpesh humbasin integritetin e tyre, gjë që nuk e justifikon as për një të mirë të madhe.

Një tjetër pikë ku u ndal Linda Rama ishte edhe vajza e saj Rea, e cila sipas saj ka duruar për tetë vite sfidat dhe thyerjet politike që e kanë rrethuar, duke ruajtur të vërtetën dhe duke e mbrojtur atë me vendosmëri. Ajo tregon se Rea ka vendosur të veprojë vetëm kur ka kuptuar se çështja ka rëndësi publike dhe ka ndikim të madh, duke çuar në gjyq njerëz që sot ndodhen në pozicione të larta ligjore, në shtëpinë më të madhe të ligjeve, Parlamentin.

Ajo foli edhe për lirinë ku deklaroi kategorikisht, “Lirinë unë nuk e negocioj me asgjë. Nuk rresht së thëni atë që mendoj.” Sipas saj, liria e vërtetë vjen vetëm kur individi respekton përgjegjësitë ndaj shoqërisë, familjes dhe ligjit. Ky koncept e lidhi edhe me edukimin e saj të hershëm nga babai, i cili i dha liri të plotë me besim në karakterin dhe integritetin e saj, një mësim që ajo e sheh të vazhduar tek vajza e saj.

Linda Rama zgjedh të përdorë të njëjtin televizion, për të cilin bashkëshorti i saj ka bërë thirrje për mbyllje, për të ndarë me publikun përvojat e saj jetësore.

Intervista e plotë

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13