Vjosa Osmani pas rikthimit në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka bashkuar forcat kundër Albin Kurtit. Krah Osmanit është edhe Lumir Abdixhiku, në opozitë me kryeministrin në detyrë, Kurti. Ajo në ditën e parë kur iu ribashkua LDK-së tha se kreu i qeverisë po kërcënon me zgjedhje çdo tre muaj dhe se refuzoi 51% të votave nga populli. Me synimin për ta rrëzuar në zgjedhje, ajo tha se Kurti nuk ngopet kurrë: “Njëra është rruga e izolimit e krizës së përhershme, në njërën anë është rruga e atyre që kërcënojnë ta dërgojnë vendin në zgjedhje çdo tre muaj sepse nuk ngopen kurrë”.

Osmani është shprehur kundër shkuarjes në këto zgjedhje të reja të parakohshme, duke thënë se: “Janë zgjedhje të panevojshme e ja refuzuan popullit 51 përqind vetëm për të eleminuar një presidente që ulet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani. Në mbyllje të fjalimit të parë të saj pas rikthimit në LDK, theskoi edhe alternativën tjetër: “Rruga tjetër është rruga e amanetit të Rugovës, rruga e shtetit serioz”. 

Pak ditë më parë Osmani gjatë një takimi elektoral ka deklaruar se Kurti se nuk është frikacake si ata që ikin prej takimeve, duke shigjetuar Kurtin. “Përballem dhe e mbroj Kosovën dhe kam për ta mbrojtur gjithë jetën”, tha ajo.

Në prag të zgjedhjeve të ardhshme Osmani dhe Abdixhiku kanë prezantuar platformën elektroale “Hajde folim”. Gjatë një videoje në makinë për në Lipjanë kanë ftuar elektoratin për të bërë pyetje të cilat kërkojnë përgjegjësi. Kur Abdixhiku e pyeti për pyetjen më të vështirë që I është bërë, Osmani kujton një të ri në Istog i cili ka pyetur se cila është një e vërtetë e hidhur që nuk do ta flasë. Për ta ishte e dhimbshme t’i thuash një të riu që punët janë keq dhe duhet të punohet me për dekada që Kosova të kthehet në vendin e parë.  “Ne nuk do lëmë gur pa lëvizur’ thotë ajo duke i quajtur përsëri të panevojshme zgjedhjet.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10