“Albanian Digital Solution” është kompania simotër e AKSHI-t e krijuar nga qeveria me një kapital fillestar prej 700 milionë lekësh. Në organikën e saj janë të paktën 345 punonjës. Qëllimi i krijimit të saj është tërheqja e ekspertëve të teknologjisë dhe kjo duke i joshur me paga relativisht të mira dhe konkurruese me sektorin privat.

Roli i saj është i specifikuar në zhvillimin, mirëmbajtjen dhe administrimin e platformave dhe sistemeve digjitale publike. Një tjetër funksioni i saj është dhe ofrimi i shërbimeve për sektorin privat. Me statusin si shoqëri aksione, kjo kompania sipas “Monitorit” ka fleksibilitet të madh financiar pasi ka të drejtë të krijojë të ardhura dhe të investojë në kompani që operojnë në Shqipëri apo edhe jashtë vendit. Sipas skemës së zbardhur nga qeveria në strukturën e saj janë 5 departamente: Strategjia dhe Projektet, Zhvillimi Digjital, Operimet dhe Infrastruktura, Siguria Kibernetike dhe Departamentia Korporativ. E gjithë kjo ngrihet në bazë të një strukture piramidale me në krye Asamblenë e Përgjithshme, Këshilli Mbikëqyrës dhe Administratori.

Pse ka ngjallur debat krijimi i ADS-së?

Krijimi i kësaj kompanie ka ngjallur debat për shkak të mbivendosjes së mundshme të funksioneve me AKSHI-n, sidomos në rrezikun që paraqet për rritjen e kostova publike, sidomos kur diskutohet për struktura të ngjashme. “Monitor” sqaron që në letër qeveria ka tentuar të ndajë rolet duke e pozicionuar AKSHI-n si autoritetin rregullator, strategjik dhe pronarin e të dhënave që harton politikave digjitale, ndërsa ADS-në si krahun operacional që bën punën praktike në terren. ADS-ja nga AKSHI dallojnë në fleksibilitetin tregtar, pasi ADS si shoqëri aksionare nuk ka tavan pagash për ekspertët, mund të marrë kredi dhe mund të ofrojë shërbime me pagesë për kompanitë private.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13