Disa javë pas publikimit të skandalit të Onkologjikut me mungesat në medikamente, mosfunksionimin e pajisjeve dhe orientimin e pacientëve me tumor në një klinikë private, Partia Demokratike ka bërë lëvizjen e saj duke kallëzuar penalisht kryeministrin Edi Rama, ministren aktuale të Shëndetësisë Albana Koçiun si dhe ish-drejtues të tjerë të këtij dikasteri, apo drejtues dhe ish-drejtues të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUNT).

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka dalë në një deklaratë për media ku zbuloi kallëzimin që i kishte drejtuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). “PD jo vetëm e ka denoncuar, deputetët e PD kanë kërkuar interpelanca, dëgjesa në komision, por personalisht kam kallëzuar penalisht në SPAK çdo person që ka shpërdoruar detyrë, ka vjedhur, apo nuk ka reaguar ndaj situatës.”-tha Vokshi.

Konkretisht Vokshi ka kallëzuar penalisht në SPAK kryeministrin Edi Rama, ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu, ish-ministrat Ilir Beqaj dhe Ogerta Manastirlliu, ish-drejtuesit e QSUNT-së Enkel Jotin dhe  Albana Ficon, si dhe zv.Drejtorë, shefa shërbimesh dhe çdo person tjetër që sipas saj del nga hetimi do të rezultojë me përgjegjësi penale.

Akuzat që PD ngre ndaj këtyre zyrtarëve janë: ‘Shpërdorimi i detyrës’, ‘Vrasja me dashje’, ‘Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër’, ‘Neglizhenca në trajtim mjekësor’ dhe ‘Materialet bërthamore dhe substancat radioaktive të rrezikshme’.

PD thotë se ka bërë një analizë të situatës në shëndetësi fokusuar te problematikat që lidhen me situatën te onkologjiku.

Problematikat e Onkologjikut sipas PD-së janë këto: Politika e centralizimit të të gjitha shërbimeve të specializuara, ivestimi i ulët në shëndetësi (ku përfshihet investimi në  trajtimin e sëmundjeve tumorale, në burime njerëzore, infrastrukturë, medikamente të kimioterapisë, pajisje të radioterapisë ku ka mungesë), problematikat dhe pasojat që sjell anulimi i dhjetëra tenderave për shkak se duan që t’ua japë klientit të radhë, problematika në lidhje me vendosjen dhe lënien për disa vite në një vend jo të izoluar, jashtë një bunkeri, të një pajisje kobalti, i cili duke emetuar rrezatim të rrezikshëm mund të ketë rrezikuar jetën dhe shëndetin e stafit, mjekëve dhe pacientëve, si dhe mbetjet spitalore te rrezikshme, të lëna për një periudhë kohore që nga Covid, në një ambient të onkologjiku, të cilat kanë lëshuar gazra, apo substanca të rrezikshme.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11