
Miliarderë të frustruar nga kolegjet elitare po grumbullohen pas një shkolle të re në Teksas, prej 92 studentësh. Biznesmeni Jeff Yass, zhvilluesi i pasurive të paluajtshme Harlan Crow dhe investitori Len Blavatnik janë ndër njerëzit e profilit të lartë që kanë dhuruar shuma të mëdha për Universitetin e Austin, ose UATX. Shkolla e re ka mbledhur afërsisht 200 milionë dollarë deri më tani, duke përfshirë 35 milionë dollarë nga Yass, një shumë e madhe për një institucion të vogël pa ndonjë student për të shfrytëzuar.

Në artikullin e “Hashtag.al” përshtatur nga gazetari Klodian Manjani thuhet se, Crow një donator kryesor i republikanëve u shpreh se insititucionet e larta të edukimit duan të refuzojnë arritjet perëndimore.“Shumë nga institucionet e larta të edukimit sot duket se duan të refuzojnë arritjet perëndimore dhe arritjet e qytetërimeve perëndimore në tërësinë e tyre. Shumë njerëz mendojnë se kjo është një ide e keqe.” – tha ai.
Gjithashtu ai shtoi se pret që UATX të inkurajojë larmishmërinë ideologjike. Crow dhe gruaja e tij, Kathy, kanë organizuar disa ngjarje për shkollën në shtëpinë e tyre në Dallas dhe e kanë lënë shkollën të përdorë hapësirën në një park zyrash që ai zotëron për programin e saj veror, të quajtur në mënyrë provokative “Kurse të Ndaluara”. Frustrimi me gjendjen e debatit dhe nivelet e trazirave në universitetet prestigjioze ka nxitur disa nga amerikanët më të pasur të sfrocojnë “muskujt” e tyre financiarë.
Miliarderë si Marc Rowan dhe Bill Ackman udhëhoqën fushata për të rrëzuar presidentët e “Ivy League”, të cilët ata i konsideronin si shumë të butë ndaj antisemitizmit në kampuse pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit në Izrael dhe luftës në Gaza. Shumë donatorë të pasur besojnë se kolegjet elitare janë jashtëzakonisht progresive dhe tërhiqen nga ideja e një shkolle alternative që thonë se nxit arritjet meritokratike dhe pikëpamjet e panumërta.
Për të lexuar më shumë klikoni “KËTU”


