
Ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dhënë këshilla në distancë për kryeministrin Edi Rama. Sipas tij Rama duhet ta kishte shtypur revoltën studentore dhe i bën vërejtje se është treguar shumë i butë. Vuçiç paralajmëron kryeministrin shqiptar se tani ai rrezikon të humbë edhe zgjedhjet.

Në një intervistë për “PRVA Tema” Vuçiç tha: “Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Komenti i tij u gjatë një interviste ku u mor në analizë situata në Shqipëri dhe pozicioni i Ramës. “Ka bërë një gabim. Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i zbuste me diçka. Dhe gaboi, humbi kohë. Dhe ata tani… nëse e detyrojnë të shpallë zgjedhje, do ta ketë shumë të vështirë t’i fitojë ato zgjedhje. Tani gjithçka më duket irracionale. Sepse ai është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë, pavarësisht se si e sheh secili këtë”, tha Vuçiç.
Po ndikimi i Vuçiç u ndie edhe te qëndrimi që mbajti Rama. Inskenimi i vendit për dialog me karrige e deri te gurët e vendosur sot para kryeministrisë nuk duket sa janë ideja origjinale e tij, pasi Vuçiç më herët ka performuar me karrige ne të cilën priste të ftuarit për dialog. Aleksandër Vuçiç u largua nga presidenca nën presonin e protestave të studentëve, ndërsa Rama vijon t’i shpërfillë kërkesat e tyre për dorëheqje, duke mos ndjekur dot shembullin e Vuçiçit në këtë rast.


