

Nga Gentjan Tufa
Dje, në sallën e TKOBAP u mbajtën homazhet publike për Ismail Kadarenë. Në sallën e mbushur me shkrimtarë, artistë, politikanë, studiues e intelektualë, Edi Rama mbajti përkrah arkëmortit të shkrimtarit një eulogji tetëmbëdhjetë minutëshe. Fjalimi nekrologjik i ngjante një komedie të përkthyer keq e që me siguri në origjinal do ishte vërtetë për të qeshur. Por siç urdhëron shprehja e famshme latine: “𝘚𝘶𝘵𝘰𝘳, 𝘯𝘦 𝘶𝘭𝘵𝘳𝘢 𝘤𝘳𝘦𝘱𝘪𝘥𝘢𝘮!” (këpucar, qëndro te këpuca), po i përmbahem një aspekti thellësisht filologjik.
Meqë është detyra e intelektualit – siç vë në dukje me të drejtë Noam Chomsky – të thotë të vërtetën dhe të ekspozojë gënjeshtrat, ndjej përgjegjësinë për ta bërë diçka të tillë.
Në përmbyllje të eulogjisë që më pas z. Rama e publikoi edhe në llogarinë e tij në facebook, u shpreh si më poshtë:
…𝘦 𝘬𝘢𝘮 𝘵ë 𝘯𝘦𝘷𝘰𝘫𝘴𝘩𝘮𝘦 𝘵𝘢 𝘧𝘢𝘭𝘦𝘯𝘥𝘦𝘳𝘰𝘫 𝘦𝘥𝘩𝘦 𝘱𝘶𝘣𝘭𝘪𝘬𝘪𝘴𝘩𝘵 𝘐𝘴𝘮𝘢𝘪𝘭𝘪𝘯 𝘱ë𝘳 𝘯𝘫ë 𝘥𝘩𝘶𝘳𝘢𝘵ë 𝘴𝘩𝘶𝘮ë 𝘴𝘱𝘦𝘤𝘪𝘢𝘭𝘦, 𝘵ë 𝘤𝘪𝘭ë𝘯 𝘢𝘪 𝘮𝘢 𝘬𝘢 𝘣ë𝘳ë 𝘮𝘶𝘢 𝘥𝘩𝘦 𝘵ë 𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩ë 𝘣𝘳𝘦𝘻𝘢𝘷𝘦 𝘵ë 𝘥𝘢𝘴𝘩𝘯𝘰𝘳ë𝘷𝘦 𝘵ë 𝘱𝘢𝘦𝘱𝘶𝘳 𝘵ë 𝘨𝘫𝘶𝘩ë𝘴 𝘴𝘩𝘲𝘪𝘱𝘦, 𝘮𝘦 𝘱ë𝘳𝘬𝘵𝘩𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘮𝘢𝘨𝘫𝘦𝘱𝘴ë𝘴 𝘵ë 𝘙𝘦𝘴ë 𝘯ë 𝘗𝘢𝘯𝘵𝘢𝘭𝘭𝘰𝘯𝘢 𝘵ë 𝘔𝘢𝘫𝘢𝘬𝘰𝘷𝘴𝘬𝘪𝘵.
𝘈𝘪 𝘦 𝘥𝘪, 𝘪𝘢 𝘬𝘢𝘮 𝘵𝘩ë𝘯ë 𝘮ë 𝘴𝘩𝘶𝘮ë 𝘴𝘦 𝘴𝘢 𝘯𝘫ë𝘩𝘦𝘳ë, 𝘱𝘰 𝘦𝘥𝘩𝘦 𝘶𝘯ë 𝘴𝘰𝘵 𝘦 𝘥𝘪, 𝘲ë 𝘥𝘰 𝘵’𝘪 𝘷𝘪𝘯𝘵𝘦 𝘴𝘩𝘶𝘮ë 𝘮𝘪𝘳ë 𝘯ë𝘴𝘦 𝘱𝘰 𝘵ë 𝘬𝘪𝘴𝘩𝘵𝘦 𝘮𝘶𝘯𝘥ë𝘴𝘪 𝘵ë 𝘮𝘦𝘳𝘳𝘵𝘦 𝘱𝘫𝘦𝘴ë 𝘬ë𝘵𝘶 𝘮𝘦 𝘴𝘺 𝘦 𝘷𝘦𝘴𝘩ë 𝘯ë 𝘧𝘶𝘯𝘦𝘳𝘢𝘭𝘪𝘯 𝘦 𝘵𝘪𝘫, 𝘥𝘰 𝘵’𝘪 𝘥ë𝘨𝘫𝘰𝘯𝘵𝘦 𝘬ë𝘵𝘢 𝘳𝘳𝘦𝘴𝘩𝘵𝘢:
“𝘔𝘦𝘯𝘥𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘵𝘶𝘢𝘫, 𝘲ë ë𝘯𝘥ë𝘳𝘳𝘰𝘯 𝘯ë 𝘵𝘳𝘶𝘳𝘪𝘯 𝘦 𝘣𝘶𝘵ë,
𝘴𝘪 𝘭𝘢𝘬𝘦𝘶 𝘪 𝘥𝘩𝘫𝘢𝘮𝘶𝘳 𝘯ë 𝘬𝘢𝘯𝘢𝘱𝘦𝘯ë 𝘮𝘦 𝘻𝘥𝘳𝘢𝘭,
𝘥𝘰 𝘵𝘢 𝘵𝘢𝘭𝘭 𝘮𝘦 𝘻𝘩𝘦𝘭𝘦𝘯 𝘦 𝘱ë𝘳𝘨𝘫𝘢𝘬𝘶𝘳 𝘵ë 𝘻𝘦𝘮𝘳ë𝘴;
𝘨𝘫𝘦𝘳𝘴𝘢 𝘵ë 𝘯𝘨𝘰𝘱𝘦𝘮, 𝘪𝘥𝘩𝘯𝘢𝘬 𝘦 𝘣𝘳𝘶𝘵𝘢𝘭.”
𝘗𝘳𝘦𝘩𝘶 𝘯ë 𝘱𝘢𝘲𝘦 𝘐𝘴𝘮𝘢𝘪𝘭. 𝘐 𝘵𝘩𝘦 𝘵ë 𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩𝘢
Mbase do ishte më e udhës që, siç lexova diku në rrjet, fjalimi nekrologjik i një shkrimtari të këtij kalibri të mbyllej me vargje nga një poezi e tij, por gjetkë qëndron problemi: vargjet e mësipërme i takojnë jo përkthimit të Ismail Kadaresë por të Agron Tufës.
Vladimir Majakovski: Re me pantallona * Revista letrare
Për të krijuar një ide të qartë se sa flagrante është kjo gafë e kryeministrit, po sjell më poshtë të njëjtat vargje të Vladimir Majakovskit nga poezie “Re me pantallona” të përkthyer nga Ismail Kadare në fund të viteve ’50:
“𝘔𝘦𝘯𝘥𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘵𝘶𝘢𝘫,
𝘘ë 𝘳𝘳𝘪 𝘯ë 𝘵𝘳𝘶𝘳𝘪𝘯 𝘦 𝘣𝘶𝘵ë,
𝘚𝘪 𝘴𝘩ë𝘳𝘣𝘺𝘦𝘴𝘪 𝘪 𝘥𝘩𝘫𝘢𝘮𝘶𝘳 𝘬𝘶𝘳 ë𝘯𝘥ë𝘳𝘳𝘰𝘯 𝘯ë 𝘬𝘰𝘭𝘭𝘵𝘶𝘬,
𝘋𝘰 𝘵𝘢 𝘯𝘨𝘢𝘤𝘮𝘰𝘫 𝘮𝘦 𝘻𝘩𝘦𝘭𝘦𝘯 𝘦 𝘱ë𝘳𝘨𝘫𝘢𝘬𝘶𝘳 𝘵ë 𝘻𝘦𝘮𝘳ë𝘴,
𝘋𝘶𝘬𝘦 𝘦 𝘵𝘢𝘭𝘭𝘶𝘳 𝘩𝘪𝘥𝘩𝘶𝘳, 𝘮𝘦 𝘵𝘩𝘶𝘮𝘣𝘢, 𝘱𝘢 𝘵𝘶𝘳𝘱.”
Është e qartë se dy variantet janë tepër të ndryshme (aq sa mund të ndryshojnë dy përkthime të se njëjtës poezi) për t’u ngatërruar. Sidomos kur, si një 𝘏𝘰𝘮𝘰 𝘌𝘳𝘶𝘥𝘪𝘵𝘶𝘴 (siç e prezantojnë legjendat urbane) apo qoftë si “dashnor i paepur i gjuhës shqipe” merr guximin ta përcjellësh një shkrimtar me trashëgiminë e tij si përkthyes.
Kjo përmbyllje qesharake, në një sallë me (siç e theksuam në fillim) më shumë poetë e shkrimtarë se në limbo — rrethin e parë të ferrit dantesk, e me akoma më tepër studiues e pedagogë të letërsisë bëhet dëshpëruese. Siç bëhet nevoja për kritikë jo vetëm letrare edhe më e domosdoshme.
Mbase vërtetë Kadaresë, po të ishte prezent në funeralin e tij do i vinte shumë mirë të përcillej me vargjet e Majakovskit të përkthyer (mbase edhe më mirë) nga Agron Tufa, mbase do ndihej i lehtësuar që të paktën, bibliofobët që ka lënë pas nuk po e përcjellin me një poezi të Dritëro Agollit.


