Përmbajtjet e dhunshme mediatike, gjuha agresive dhe përmbajtjet e fokusuara te konfliktet janë kthyer në një shqetësim real për audiencat. Një studim i vitit 2025 tregon se është shënuar një përqindje e lartë e të anketuarve në 79.8% që përgjigjen se janë të shqetësuar, ndërsa të pasigurtë janë 6.8 % dhe të pashqetësuar janë vetëm 13.4 %. Anketimit i janë përgjigjur rreth 769 persona.

Për t’u veçuar është shifra prej 51.9 % e të pyeturve të cilët shprehen se shqetësohen shumë shpesh për shkak të asaj që ofrohet në medie. “Ajo që i shqetëson më shumë nga përmbajtjet televizive në Shqipëri, është se flitet shumë për ngjarje të dhunshme (61.4 %). Përqindjet e tjera renditen: ka diskutime shumë agresive (46.9 %), ka mungesë të përmbajtjeve edukative (60.7%), ka mungesë të programeve kulturore (30.4 %), ka programe pa risi (21.3 %), ka mungesë të programeve argëtuese (20,2 %)”, raportohet, ndërsa pjesa tjetër, rreth 19.4 % mendojne se ka shumë reklama.

Një tjetër problematikë e evidentuar është përdorimi i gjuhës së papërshtatshme dhe fokusimi në drama dhe konflikte për të tërhequr vëmendjen. Duke iu referuar përqindjeve nga përgjigjet e marra, programet që ua prishin humorin apo i stresojnë audiencat, ato politike janë në krye të listës me një përqindje të lartë prej 40.6 %, më pas ndiqet nga lajmet 27% dhe reality show-t në 22%. Nga studimi del qartë se programet që trajtojnë tema politike dhe lajme mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në perceptimin emocional duke krijuar një klimë më të tensionuar.

Një pikë tjetër e vëzhgimit të ndikimit që përmbajtjet audiovizive kanë te audienca është edhe interesi i lartë për programe ku psikologët japin këshilla për mbrojtjen e shëndetit mendor. Një nga rezultatet i mëshon faktit se ndikimi i medieve është shumëdimensional dhe mund të ketë pasoja të rënda në shëndetin mendor. “Lajmet, veçanërisht ato që lidhen me ngjarje traumatike dhe të dëmshme kaë potencialin të shkatojnë shqetësime emocionale dhe mendore, përforcojnë ndjenjën e ankthit, depresionit dhe pasigurisë emocionale”-vërehet në botim.

Në studimin me titull “Roli dhe ndikimi i medias audiovizive në mbrojtjen e shëndetit mendor” i “Gogo.al i mbështetur nga AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizuale), parashtrohet nevoja për ndryshime në përmbajtjen televizive, duke ofruar për publikun prodhime që kanë në thelb edukimin, argëtimin dhe trajtimin e tematikave të shëndetit mendor, duke folur hapur dhe kundër stigmatizimeve.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13