Kuvendi u rrethua sërish me gardhe metalike, 1000 punonjës policie u vunë në gatishmëri, pasi qytetarët kishin njoftuar protestë përpara godinës së Legjislativit, në nisje të sesionit të ri parlamentar. Deputetë e ministra u përpoqën të shmangnin hyrjen kryesore të Kuvendit, për t’i shpëtuar sulmit me vezë nga protestuesit, njëri prej të cilëve u shoqërua në komisariat pikërisht sepse kishte me vete disa vezë.

Tensionet jashtë rrethimit nisën menjëherë, ku forcat e policisë që ndodheshin të pozicionuar pranë Ministrisë së Brendhshme shoqëruan 5 protestues, pasi nuk iu bindën udhërit të tyre, për të mos kaluar perimetrin. 

Nga ana tjetër, deputetë e ministra hynin të pashqetësuar në Kuvend, ndërsa looku i ri i socialistes Zegjine Çaushi i befasoi të gjithë.

Seanca plenare i nisi punimet pa tensione, kreyparlamentari Niko Peleshi mbajti fjalimin e rastit, njohu të pranishmit në sallë me rendin e ditës dhe përcaktoi se kur do të zhvillohej seanca e radhës.

Krerët e Grupeve Parlametare të dy parive më të mëdha, Gazment Bardhi dhe Taulant Balla u ngjitën në foltore, ku nuk munguan debatet mes tyre.

Gazment Bardhi u ndal tek audiopërgjimet e publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, duke hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës se “Modeli Kayo i Ermal Raketës” po projektohet edhe në shëndetësi, ndaj edhe Evis Sala dha dorëheqjen.

“Modeli KAYO i Ermal Raketës po projektohet dhe për shëndetësinë. Një shoqëri e re, që do të ketë në dorë miliardat e eurove të shëndetësisë. Një model ky që ndodh, kur shqiptarët paguajnë më shumë se çdo vend tjetër i Europës për shërbimet shëndetësore. Tani doni të vidhni sërish me miq të rinj të Edi Ramës. Largimi i Evis Salës është për t’u përshëndetur, por jo heshtja e saj. Ka takime për të hyrë në kontakt me një shtetas izraelit. Një tjetër mik do të marrë tenderin e radhës. Rama bën pazarin, qeveria përgatit ligjin dhe ky ligj është në favor të privatit”, tha ndër të tjera Gazment Bardhi.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla e cilësoi si një moment kthese të mandatit të katërt këtë sesion të ri, duke shtuar se “Prania besnike” nuk është fjalë, por angazhim real.

“Në këto momente kthese të këtij mandati të katërt, qytetari nuk kërkon prej nesh që t’i tregojmë se çfarë duhet të bëjmë. Prania besnike do të jetë një funksion i vazhdueshëm i PS-së, jo për të marrë premtime apo për të kërkuar favore, por për t’u ulur e për të folur me njerëzit”, tha Balla.

Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha se bandat kriminale sigurojnë vota për deputetët që më pas Rama i emëron ministra. Një paralajmërim e pati edhe për ministren e sapoemëruar, Klodiana Spahiu.

“E keni bërë Shqipërinë të pajetueshme. Ia keni nxirë jetën shqiptarëve. E keni kthyer Shqipërinë në tokë të djegur. Ju jeni mallkimi i këtij vendi. Hyjnë në Parlament deputetët si minj nëpër vrima. Kujt i trembeni, qytetarëve? Ata jashtë janë qytetarë.  Besën ia keni dhënë investitorëve strategjikë, jo shqiptarëve. Klodiana Spahiu do të futesh në burg. Klodiana, ulja në karrige të rrezikon kokën, prandaj kujdes”, tha Noka.

Ndërkohë që deputetët adresonin akuza ndaj palës kundërshtare, jashtë Kuvendit qytetarët vijonin me thirrjet: Nuk na përfaqësoni!

Fjalën e kërkoi edhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku që kërkoi transparencë për kompaninë shtetëore “Kayo”, ndërsa u ndal edhe te shëndetësia.

“Tenderat te shëndetësia dalin me flamuj të kuq. Nëse shëndetësinë ia japim në dorë izraelitëve, nëse ia japim edhe një tjetër sektor, atëherë të mbyllim qeverinë fare pra. Duhet transparencë me KAYO-n, me të tjera kompani. Ky kryemininistër e jep Shqipërinë sikur e ka tokën e tij”, u shpreh Tabaku.

Fjalimet mbaruan dhe radha u erdhi kartonëve, Peleshi kërkoi të kalonte për votim zgjedhjen e Nëkryetares së Kuvendit dhe Ministres së Shëndetësisë. Në këtë moment, opozita braktisi sallën, ndërsa Evis Kushi pasoi në postin e Nënkryetares së Kuvendit Klodiana Spahiun, e cila u emërua Ministre e Shëndetësisë. Kështu, seanca e parë plenare u mbyll me duartrokitje, ndërsa jashtë revolta qytetare vijonte.

Deputetët dhe ministrat u kujdesën sërish që të zgjidhnin daljen e duhur, për t’u mbrojtur nga vezët, ndërsa pati edhe nga ata që u përballën me to. Protestuesit rrethuan makinën e deputetes së PS-së, Ilva Gjuzi dhe e goditën me vezë, ndërsa përsërisnin thirrjet “Qeveri e krimit”.

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7